• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYKATA SUPREME VENDOS: Trump mund të mbetet në garë për president
Home
Botë

GJYKATA SUPREME VENDOS: Trump mund të mbetet në garë për president

4 March, 2024 s.autor Botë

Gjykata Supreme vendosi të hënën se pushtetin për një vendim të tillë e ka Kongresi dhe jo shtetet. Vendimi i sotëm nënkupton se Trumpi ka të drejtë të garojë tani në zgjedhjet primare në Kolorado.

“Fitore e madhe për Amerikën”, shkroi Trumpi në rrjetin e vet social menjëherë pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Të gjithë nëntë gjykatësit votuan në favor të Trumpit dhe vendimi i tyre u jap fund pothuajse të gjitha përpjekjeve për t’ia ndaluar Trumpit garimin në zgjedhjet primare në shtetet e tjera.

Trumpi është lider në garën e Partisë Republikane për t’u nominuar kandidat për president dhe gjasat janë shumë të mëdha që ai të përballet përsëri me presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale të nëntorit.

Kolorado, bashkë me 14 shtete të tjera, do të votojnë të martën në një garë maratonike që cilësohet si “Super e marta”.

Trumpi pritet të fitojë pa ndonjë telash dhe ta mposhtë kundërshtaren e vetme që i ka mbetur, Nikki Haley, në çdo fushëbetejë.

Ish-presidenti u ankua më 3 janar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Kolorados, e cila e diskualifikoi atë nga gara për president, duke thënë se ai e kishte shkelur një amendament kushtetues që u pamundëson të mbajnë poste atyre që janë “përfshirë në kryengritje”.

Pika 3 e Amendamentit 14-të ia ndalon mbajtjen e postit “secilit person të Shteteve të Bashkuara” i cili është betuar për “ta mbështetur Kushtetutën e shteteve të Bashkuara” dhe pastaj “është përfshirë në kryengritje, apo rebelim kundër po të njëjtës, apo u ka ndihmuar armiqtë”.

Por, Gjykata Supreme tha në vendimin e saj se “ne konkludojmë se shtetet mund t’i diskualifikojnë njerëzit nga mbajtja e postit apo tentimi për të mbajtur post publik. Por, Shtetet nuk kanë pushtet në bazë të Kushtetutës për ta përdorur pikën 3 në lidhje me zyrat federale, posaçërisht me presidencën”. /REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APPLE GJOBITET 1.8 MILIARDË EURO NGA BE/ Shkeli konkurencën me aplikacionet muzikore
Previous article "MË MBYLLËN DHE TORTURUAN NË TUALET"/ Françeska rrëfen mes lotësh bullizimin që ka përjetuar në fëmijëri

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT