• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI TË RREZIKUAR NGA AMBICJA E RUSISË”/ Rama: Baza e NATO-s element sigurie! Së shpejti, bazë detare në Porto-Romano
Home
Politikë

“JEMI TË RREZIKUAR NGA AMBICJA E RUSISË”/ Rama: Baza e NATO-s element sigurie! Së shpejti, bazë detare në Porto-Romano

4 March, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë është e një rëndësie e cila i tejkalon kufijtë e Shqipërisë.

Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të kësaj baze, Rama u shpreh se baza ajrore e NATO- në Kuçovë është një element sigurie për Ballkanin Perëndimor, që sikurse theksoi kreu i qeverisë “nuk është i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperaliste të federatës ruse”.

“Jam i lumtur që një punë e nisur prej shumë kohësh arriti të përfundojë dhe këtu bashkë me ne janë dhe plot miq e partnerë, Aleatë, të cilët do doja të falënderoja ministrin e mbrojtjes së Italisë i cili ka ardhur me avionë luftarakë me vete dhe nga ana tjetër falënderoj miqtë e aleatët tanë të paçmueshëm turq të cilët pothuajse tre dekada mbajtën gjallë frymën e kësaj baze e cila sot është krejtësisht e transformuar dhe e gatshme si një bazë e re taktike e NATO-s me një rëndësi që tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Një bazë e cila është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor i cili e dimë mirë që është një rajon jo i pa rrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperaliste të federatës ruse”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e ripërtëritjes cilësore të flotës ajrore.

Dy helikopterët e rinj dhe dronët Bajraktar, janë pjesë e një rritje që do vazhdojë”, garantoi Rama.

Kryeministri u shpreh se kjo bazë e re ajrore do të hapë vende të reja pune, si dhe do të ndikojë pozitivish në ekonominë lokale. Ndër të tjera, ai u shpreh se baza e re ajrore e NATO-s do të shoqërohet nga baza detare në Porto-Romano për të cilën shtoi se po punohet ngushtësisht me Aleancën.

“Nga ana tjetër, falënderoj banorët e zonës për durimin e treguar gjatë rehabilitimit e rindërtimit të kësaj baze. Uroj që kjo bazë të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe mundësi të reja për zinxhirin e shërbimeve duke ndikuar në ekonominë lokale.

Kjo bazë e re taktike ajrore e NATO do shoqërohet nga baza e re detare e NATO-s në PORTO-Romano për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO-n dhe së shpejti do i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Humb jetën në aksident fatal 21-vjeçari shqiptar në Itali, u përplas nga një furgon
Previous article BAZA AJRORE NË KUÇOVË/ Diplomati amerikan: Përgëzoj Shqipërinë për përkushtimin ndaj NATO-s

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT