• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA ME HAMASIN/ Rivali politik i Netanyahut vizitë në SHBA
Home
Botë

LUFTA ME HAMASIN/ Rivali politik i Netanyahut vizitë në SHBA

3 March, 2024 s.autor Botë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi një ministër të kabinetit të tij që mbërrin të dielën në Uashington për bisedime me zyrtarët amerikanë, tha një zyrtar izraelit. Kjo sinjalizon ndasitë në rritje në radhët e drejtuesve izraelitë pas gati pesë muajsh luftimesh me Hamasin.

Vizita e Benny Gantzit, një rival politik i qendrës që iu bashkua kabinetit të luftës të zotit Netanyahu të krijuar pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, ndodh ndërsa janë shtuar tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe zotit Netanyahu për mënyrën se si mund të lehtësohen vuajtjet e palestinezëve në Gazë dhe se çfarë forme duhet të marrë plani izraelit për Gazën e pasluftës.

Një zyrtar i Partisë të Djathtës Konservatore Likud të zotit Netanyahu tha se udhëtimi i zotit Gantz u planifikua pa marrë miratimin e udhëheqësit izraelit. Zyrtari që foli në kushte anonimiteti tha se zoti Netanyahu pati një “bisedë të ashpër” me zotin Gantz dhe i tha atij se vendi ka “vetëm një kryeministër”.

Zoti Gantz pritet të takohet të hënën me Nënpresidenten amerikane Kamala Harris dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, ndërsa të martën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, njoftoi partia e tij, Partia e Unitetit Kombëtar. Një zyrtar i dytë izraelit, që foli gjithashtu në kushte anonimiteti, tha se vizita e zotit Gantz synon të forcojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, të nxisë mbështetjen për Izraelin ndërsa vazhdojnë luftimet si dhe të nxisë përpjekjet për lirimin e personave që mbahen peng.

Përparësitë amerikane në këtë rajon janë penguar gjithnjë e më shumë nga kabineti i zotit Netanyahu, ku mbizotërojnë ultranacionalistët. Partia më e moderuar e zotit Gantz ka shërbyer herë pas here si një kundërpeshë.

Popullariteti i zotit Netanyahu ka rënë që nga fillimi i luftës, tregon shumica e anketimeve. Shumë izraelitë e konsiderojnë atë përgjegjës që nuk u parandalua sulmi i Hamasit brenda territorit të Izraelit, gjatë të cilit sipas autoriteteve izraelite, u vranë 1200 persona, shumica civilë, si dhe u morën peng në Gazë rreth 250 të tjerë, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.

Izraelitët që janë kritikë ndaj zotit Netanyahu thonë se vendimmarrja e tij është dëmtuar nga motive politike, një akuzë që ai e mohon. Kritikat kanë të bëjnë në veçanti me Gazën e pasluftës. Zoti Netanyahu dëshiron që Izraeli të mbajë nën kontroll pa kufizime sigurinë në Gazë, ndërsa palestinezët do të drejtojnë aspektet civile.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin përparim drejt krijimit të një shteti palestinez.

Ky vizion kundërshtohet nga zoti Netanyahu dhe përfaqësues të tjerë të linjës së ashpër në qeverinë e tij.

Zoti Gantz nuk ka shprehur qartazi pikëpamjet e tij për krijimin e një shteti palestinez. Anketimet tregojnë se ai mund të fitonte mbështetje të mjaftueshme për t’u bërë kryeministër, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEOGRADI SHKON SËRISH NË ZGJEDHJE/ Partia e Vuçiç akuzohet për manipulime
Previous article ARRESTIMI I LIAMIT NË BIG BROTHER/ Reagon avokati: Për dënimin nuk kishte dijeni as policia dhe as ai vetë

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT