• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI I GAZËS DREJT ARMËPUSHIMIT/ SHBA: Izraeli ka pranuar kornizën e marrëveshjes, Hamasi duhet të vendosë
Home
Nderkombetare

KONFLIKTI I GAZËS DREJT ARMËPUSHIMIT/ SHBA: Izraeli ka pranuar kornizën e marrëveshjes, Hamasi duhet të vendosë

2 March, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Izraeli ka pranuar kornizën e një marrëveshje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve dhe tani Hamasi duhet të marrë një vendim për këtë, tha një zyrtar i administratës amerikane të shtunën, një ditë para se në Egjipt të rifillojnë bisedimet për armëpushim.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë punuar për javë të tëra për të arritur një marrëveshje që do të mundësonte ndërprerjen e luftimeve përpara se të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit më 10 mars.

Marrëveshja do t’i hapte rrugën dërgimit të ndihmave humanitare për qindra mijëra palestinezë në veri të Gazës, të cilët, sipas zyrtarëve të ndihmave, rrezikohen nga uria.

Izraelitët “e kanë pranuar pak a shumë propozimin”, që përfshin 6 javë armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi, të cilët konsiderohen si të rrezikuar, duke përfshinë të sëmurët, të moshuarit, të plagosurit dhe gratë, tha zyrtari amerikan.

“Tani, topi është në anën e Hamasit dhe ne po përpiqemi t’i çojmë përpara përpjekjet për arritjen e një marrëveshje sa më shumë që mundemi”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonomiti, sipas rregullave të vendosura nga Shtëpia e Bardhë, në kuadër të informimit të gazetarëve.

Zyrtarët nga Izraeli dhe Hamasi nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Një zyrtar i lartë nga Egjipit tha se ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari pritet të marrin një përgjigje nga Hamasi gjatë bisedimeve që janë parashikuar të mbahen të dielën në Kajro.

Zyrtari foli në kushte anonomiteti pasi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për bisedimet.

Bisedimet vijnë në mesin e kritikave në rritje mbi dëshpërimin e qindra mijërave njerëzve që po luftojnë për të mbijetuar në veri të Gazës, e cila ka mbajtur peshën kryesore të konfliktit që filloi kur grupi militant i Hamasit sulmoi Izraelin më 7 tetor. Sipas autoriteteve izraelite në sulmin e militantëve të Hamasit u vranë 1200 njerëz, kryesisht civilë, ndërsa rreth 250 të tjerë u morën peng.

Avionët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara nisën sot shpërndarjen e ndihmave humanitare në rrugë ajrore, ndërsa ushtritë e Jordanisë dhe Egjiptit thanë se kishin bërë dërgesa të ngjashme.

Shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian tha të shtunën se shumë nga dhjetra palestinezët që u plagosën dhe u vranë nga kaosi, ndërsa kishin rrethuar një kolonë humanitare, u goditën nga ushtria izraelite, dhe bëri thirrje për hetim ndërkombëtar.

Banorët në veri të Gazës thonë se po kërkojnë nën rrënoja apo në mesin e mbeturinave për të gjetur ndonjë gjë për të ushqyer fëmijët, të cilët mezi hanë një racion në ditë. Shumë familje kanë filluar të përziejnë ushqimin e kafshëve dhe shpendëve me grurë për të pjekur bukë. Zyrtarët agjencive ndërkombëtare të ndihmave thonë se kanë hasur uri katastrofike.

“Ne po vdesim nga uria,” tha Soad Abu Hussein, një e ve dhe nënë e pesë fëmijëve që strehohet në një shkollë në kampin e refugjatëve Jabaliya.

Të paktën 10 fëmijë kanë vdekur nga uria, sipas të dhënave spitalore në Gazë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi tha se numri i të vdekurve palestinezë nga lufta ka arritur në 30,320 vetë. Ministria nuk bën dallime mes civilëve dhe luftëtarëve në shifrat e saj, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth dy të tretat e të vrarëve.

Izraeli dhe Hamasi zbatuan një armëpushim njëjavor në fund të nëntorit. Armëpushimi bëri të mundur lirimin e rreth 100 pengjeve, kryesisht gra, fëmijë dhe shtetas të huaj, në këmbim të rreth 240 palestinezëve të burgosur nga Izraeli, si dhe një ndalese të shkurtër të luftimeve./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA PJESË E SEPA/ Ja përfitimet për qytetarët: Kursejmë deri në 20 milion euro
Previous article KAPEN 100 KILOGRAM DROGË NË GREQI/ Arrestohen dy persona, njëri prej tyre shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia Botë

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT