• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET PËR VRASJEN E PËLLUMB METËS/ Priten rezultatet e ekspertizës balistike për armën e krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

HETIMET PËR VRASJEN E PËLLUMB METËS/ Priten rezultatet e ekspertizës balistike për armën e krimit

1 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vajza e madhe e familjes së Pëllumb Metës, i vrarë dhe groposur në kasollen e bagëtive nga tre fëmijët e tij në Durrës, ka deklaruar para hetuesve se babai ishte autoritar.

Bedra, e martuar, ka qëndruar me një linjë me deklaratat e pjesëtareve të familjes së saj lidhur me sherret e herëpashershme në familjen e tyre. Që në krye të herës ajo ka deklaruar se nuk ka ditur asgjë për vrasjen e babait nga vëllezërit dhe motra e saj dhe e ka marrë vesh këtë kur ngjarja është bërë publike.

Por ajo ka deklaruar gjithashtu se babai i tyre ka qenë njeri autoritarist dhe kërkonte që çdo gjë në familje të bëhej si thonte ai. Ajo po qëndron te shtëpia e gjyshërve të saj ku gjendet dhe e ëma, në Gjorm të Laçit.

Ndërkohë lidhur me vazhdimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pëllumb Metës në Shën Vlash të Durrësit, bëhet e ditur se pritet të vijnë rezultatet e ekspertizës balistike nga loboratori shkencor në Tiranë për armën e krimit. Ajo është një pistoletë mod-54 ose siç njihet ndryshe TT.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se përveç intervistave të kryera deri tashti, ku janë dokumentuar ato të familjarëve të viktimës(dy djemve, dy vajzave, bashkëshortes dhe 3 pjesëtareve të familjes Qatja që kërkonin të bënin shkesi me Metët) do të kryhen edhe disa veprime të tjera praktike për ta plotësuar dosjen hetimore.

Në një intervistë për emisionin ‘Pa Gjurmë’, Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës tha se kishte rënë pre e dhunës së tij për vite me rradhë dhe se vazhdimisht, viktima e kërcënonte atë dhe fëmijët se do t’i vriste.

Ndërsa 3 fëmijët, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, u lanë në burg nga gjykata e Durrësit në 26 shkurt nën akuzën e vrasjes së të atit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HODHËN PISTOLETAT KUR U PIKASËN NGA POLICIA/ Arrestohen 3 persona. Sekuestrohen edhe 2 mjete të blinduara
Previous article E PËSON SHOFERI/ U fut në parakalim të gabuar në aksin Lezhë-Milot, ja sa lekë gjobitet

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT