Të gjithë në polici, gardë dhe AMP kanë deklaruar se nuk kanë përdorur aplikacionet SKY dhe Enchro, e megjithatë kjo alibi po hetohet, nëse kanë thënë të vërtetën.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore gjatë një interviste për TCH njofton se për të poseduar informacion ndaj oficerëve i cilësdo natyrë AMP do të ofrojë një aplikacion publik.
“Aktualisht që ne po flasim nuk ka asnjë punonjës policie që të ketë deklaruar aplikacionin SKY . Ishte vetëm një punonjës i gardës së republikës, por gjatë verifikimit kuptuam se edhe ai kishte bërë lapsus”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i AMP-së Florian Sulejmani.
AMP bën apel çdo qytetari që ka informacion ta ndajë me këtë institucion
“Absolutisht që kemi dyshime dhe ne po hulumtojmë në këtë drejtim”, tha Sulejmani.
Si institucioni që kryen vettingun e oficerëve të policisë, për shkak të ligjit AMP kontrollon vetëm 300 zyrtarë për shkak të funksioneve që mbajnë.


