• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI HORROR/ Dëshmitë tronditëse të tre fëmijëve që vranë babanë: Gjithçka ndodhi sot në gjykatën e Durrësit
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI HORROR/ Dëshmitë tronditëse të tre fëmijëve që vranë babanë: Gjithçka ndodhi sot në gjykatën e Durrësit

26 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e 49-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit ka për autor vajzën e tij, 19-vjeçarja Hygerta Meta.

Këtë gjë e ka bërë të ditur djali i madh i familjes Hysen Meta, i cili është arrestuar si ekzekutori që qëlloi me 4 plumba babain.

Në dëshminë e tij para policisë ditën që u arrestua, Hyseni pranoi se e kishte vrarë ai të atin  dhe më pas me motrën kryen groposjen në stallën e bagëtive. Por sot, ai ka rrëzuar dëshminë e parë, duke thënë se ekzekutorja ishte e motra. Ai shton se ka qenë i hutuar ndaj dhe ka pranuar fillimisht krimin.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen. Motra e vogël ka qëlluar babanë. Ka pasur konflikte motra me babanë. Unë nuk kam pasur marrëdhënie shumë të mira me babanë. Kam qenë i hutuar, ndaj pranova krimin”, tha ai në sallën e gjyqit.

Ndërsa vajza e viktimës, 19-vjeçarja Hygerta Meta i ka qëndruar versionit të saj fillestar, duke deklaruar se e ka kryer vrasjen pasi ndihej e kërcënuar nga babai i saj. Ajo shtoi se mospranimi i fejesës, kishte sjellë shantazhe të një pas njëshme nga ana e Pëllumb Metës drejt familjarëve të tij.

“Ishte e vështire dhe pata frikë. Vëllai ka ardhur nga Italia para dy javësh. Babai më tha për fejesë e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babai, kisha hall se me vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejesë dhe me kërcënoi mua dhe mamin se do të na vriste. Me mamanë ka patur konflikte me dhune dhe e ka goditur, e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Kisha frike ta denoncoja. Mund të na vriste ai ose njerëz te fisit të tij. Babai na ka thënë do ju vras. Nësë rrini do ju vras. Edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pasur ku te shkojmë”, ka thënë 19-vjeçarja.

Djali i vogël i familjes Amarildo Meta, i cili është arrestuar për moskallëzim të krimit ka treguar se ka qenë nëna e tyre ajo që e ka vënë në dijeni të ngjarjes, sapo ai ishte kthyer nga puna.

“Erdha në shtëpi në 18 e 30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha; se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. I kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona.”, tha Amarildo.

Vajza: Jam penduar

19-vjeçarja Hygerta Meta në sallën e gjyqit ka shfaqur shenja pendese për vrasjen e babait të saj, teksa tregon mënyrën se si e ka kryer krimin.

“Të enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për herë te dytë fejesën. Të shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ia tregova, por ai nuk u befasua. E qëllova! I thashë çohu në këmbë, më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg, në dhomë të ndenjes. Arma ishte në sirtar në dhomën e gjumit. Jam penduar, por s’ka kthim”, tha ajo.

Pëllumb Meta u vra pasditen e datës 10 shkurt dhe më pas u deklarua i humbur nga djali i tij Hyseni në polici. Pas verifikimeve të valëve të telefonit, policia zbuloi se celulari i tij gjendej në shtëpi duke dyshuar se edhe Pëllumbi ishte aty.

Më pas është zbuluar se ai ishte vrarë dhe groposur me qëllim zhdukjen e gjurmëve. Në gjendje të lirë është duke u hetuar bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, e cila është marrë në mbrojtje nga policia për të shmangur gjakmarrjen. Blerina, është dërguar nga uniformat blu në banesën e prindërve të saj në Laç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I KËRKOVA SHOKËVE NJË MAKINË..."/ Zbardhet dëshmia tronditëse e Amarildo Metës për vrasjen e të atit
Previous article "BURGOSI" NË SHTËPI GRUAN, NËNËN DHE FËMIJËT/ Shtyhet me 20 ditë masa arrest në burg për 30-vjeçarin

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ Protestuesit shkulin gardhin rrethues, policia përgjigjet me spraj lotësjellës Aktualitet

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ Protestuesit shkulin gardhin rrethues, policia përgjigjet me spraj lotësjellës

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar Aktualitet

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar

DEPUTETËT MBËRRIJNË NË KUVEND/ Protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren Aktualitet

DEPUTETËT MBËRRIJNË NË KUVEND/ Protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT