• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË DURRËS/ Familja që donte të lidhte krushqi me Pëllumb Metën: Nuk pranonte ta fejonte Hygertën
Home
Breaking News

VRASJA NË DURRËS/ Familja që donte të lidhte krushqi me Pëllumb Metën: Nuk pranonte ta fejonte Hygertën

25 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit, të cilat ngrenë pikëpyetje të ndryshme për vrasjen e Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij. Këta të fundit janë shprehur se arsyet për vrasjen ishin të shumta, ndërsa kanë thënë se situata u bë më kritike, kur 50-vjeçari tentuar të fejojë pa dëshirën e saj, vajzën 19-vjeçare, Hygertën. Ndryshe nga sa është deklaruar nga të tre fëmijët, familja me të cilën pritej të lidhte krushqi familja Meta, ka deklaruar të kundërtën.
Policia u ka marrë dëshmitë disa prej personave nga familje me të cilën pritej të lidhej krushqi, O.Q, R. Q, E. Q. Sipas dosjes së policisë, shtetasja E.Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës, por ky i fundit nuk ka pranuar duke u thënë se vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plan për ta fejuar. Kjo sjell një kthesë në dyshimet e policisë se fejesa e vajzës ishte arsyeja pse ka ndodhur vrasja e Pëllumb Metës dhe groposja në kasolle nga vetë fëmijët e tij.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. Më pas u zbulua se vrasjen e kishte kryer vëllai i 19-vjeçares ku tashmë janë vënë në pranga së bashku më vëllain tjetër 22-vjeçar. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Një autobus i linjës Durrës-Itali është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Ulqin
Previous article BOTA SOLIDARIZOHET ME KIEVIN/ Zelensky: Fundi i luftës me kushtet tona. Rusia nuk na shkatërron dot

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë Aktualitet

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit Breaking News

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT