Të tjera detaje dalin në dritë për krimin horror, të ndodhur në Shënvlash të Durrësit, ku u gjet i groposur në oborrin e banesës 49-vjeçari Pëllumb Meta.
Paraprakisht dyshohet se kryefamiljari është vrarë me armë zjarri nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta. Megjithatë, priten të tjera arrestime për ngjarjen e rëndë pasi ka dyshime se vajza ka bashkëpunëtorë të tjerë në krim.
Dyshimet janë se në krim është e përfshirë e gjithë familja, pra përveç 19-vjeçares, edhe nëna dhe dy vëllezërit.
Nga provat e gjetura në banesë, policia dyshon se në banesë mund të ketë ndodhur një përleshjes mes kryefamiljarit të ndjerë dhe pjesëtarëve të tjerë. Nga ana tjetër, arma e krimit ishte pa leje, edhe pse më herët vajza pretendoi se përdorej nga vetë viktima, i cili punonte si roje.


