Vrasja në Shënvlash të Durrësit ka tronditur të gjithë opinionin publik këtë të premte.
Policia ka nisur hetimet pasi trupi i Pëllumb Metës u gjet i varrosur në oborrin e shtëpisë, pasi dyshohet se ishte vrarë me armë zjarri nga vajza e tij Hygerta.
Në lidhjem e ngjarjen, krushku i familjes Meta ka deklaruar se 19-vjeçarja nuk mund të vriste dot një pulë dhe jo më babanë e saj, duke e cilësuar atë “një ëngjell”.
“Kam mbetur i shokuar për ngjarjen. Ishin një familje model. Ai punonte si roje te pazari i makinave. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babain e saj. Ajo nuk vriste dot një pulë, jo më babain e saj”, tha ai.


