• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AMERIKA PO BËHET NJË VEND KOMUNIST”/ Trump thotë se po përndiqet nga politika njësoj si Navalny
Home
Nderkombetare

“AMERIKA PO BËHET NJË VEND KOMUNIST”/ Trump thotë se po përndiqet nga politika njësoj si Navalny

21 February, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump vazhdon ta krahasojë veten me Alexei Navalny, duke pretenduar se është një i përndjekur politik.

“Kjo po ndodh edhe në vendin tonë. Ne po kthehemi në një vend komunist në shumë kuptime. Dhe nëse e shikoni këtë, unë jam kandidati kryesor. Dhe unë jam duke u paditur”, tha ai gjatë një debati televiziv në Fox NeWs në Karolinën e Jugut.

“Navalny ishte një person shumë i guximshëm sepse ai u kthye në Rusi. Ai mund të kishte qëndruar larg. Dhe, sinqerisht, ndoshta do të kishte qenë shumë më mirë të qëndronte larg dhe t’i fliste njerëzve të tij nga jashtë në vend që të kthehej”, shtoi ish presidenti amerikan.

Ai përsërit pretendimin se e njëjta gjë me përndjekjet politike po ndodh edhe në Shtetet e Bashkuara.

Jam paditur katër herë… të gjitha herët vetëm për faktin se jam aktiv në politike, për gjëra qesharake”, tha Trump.

Atij i është përgjigjur presidenti amerikan, Joe Biden, duke e kritikuar që nuk fajësoi Vladimir Putin për vdekjen e opozitarit Navalni.

“Pasi lideri i opozitës, Alexei Navalny vdiq në një burg rus javën e kaluar, ish-presidenti Trump dhe republikanë të tjerë refuzuan ta mbanin Putinin përgjegjës për vdekjen e tij. Në vend të kësaj, Trump tha se vdekja e Navalny-t e bëri atë të kuptonte se sa e keqe është Amerika. Ai tha, dhe unë citoj, ‘ne jemi një komb në rënie, një komb i dështuar’. Pse Trump fajëson gjithmonë Amerikën? Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny. Pse Trump nuk mund ta thotë këtë?” Është shprehur presidenti amerikan Joe Biden.

Ka shumë gjasa që Trump dhe Biden të ndeshen sërish për çelësat e Shtëpisë së Bardhë, teksa presidencialet e këtij viti nuk po prodhojnë asnjë kandidat tjetër të aftë për të marrë pëlqimin e amerikanëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Dëshmon Ilir Selmani: U paguan mbi 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka! Blendi Tetën e mori peng Vis Martinaj...
Previous article "NUK KA ARMË BËRTHAMORE NË HAPSIRË"/ Putin: Nuk e përjashtoj mundësinë e takimit më zyrtarët e SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT