• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJE ME RAMËN? Veliaj: Mesazhi i Asamblesë së PS ishte hapja! Partitë që mbyllen, shuhen
Home
Politikë

PËRPLASJE ME RAMËN? Veliaj: Mesazhi i Asamblesë së PS ishte hapja! Partitë që mbyllen, shuhen

19 February, 2024 s.autor Politikë

Nëse ka një mesazh që erdhi nga Asambleja, ishte mesazhi i hapjes’, kështu nënvizon për “Studio Live” në Report Tv kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa ka  folur për atë çfarë u diskutua në Asamblenë Kombëtare të PS.

Arbër Hitaj: Kalojmë te situata në PS. Pati një Asamble Kombëtare, shumë lajme qarkulluan në media, çfarë u diskutua konkretisht?

Erion Veliaj: Partitë që mbyllen janë parti që shuhen. Po të shohësh si është tkurrur LSI-ja, iu desh të ndërronte emrin që të mos identifikohej me një katastrofë politike. Po të shohësh se si PD-ja prap është tkurrur nga një parti që kontrollonte të gjithë vendin u kthye në një parti që kontrollonte vetëm Tiranën në vitin 2015 dhe pastaj vetëm bulevardin, pastaj vetëm oborrin, pastaj vetëm në rrugicë dhe tani vetëm një dritare. Dhe unë besoj se është fatkeqësi nëse nuk meson edhe nga gabimet e kundërshtarëve. Ndoshta nuk mëson nga gjërat e mira të kundërshtarëve kur nuk bëjnë asgjë të mirë, por mund të mësosh nga gabimet dhe unë besoj se të mësosh nga gabimet do të thotë të mos bësh gjëra të ngjashme, të mos e izolosh partinë, të mos thuash ne jemi këtu dhe nuk ka të tjerë. Patjetër që ka të tjerë. Çdo vit, 20 mijë të rinj mbushin moshën 18 vjeç.

Çdo vit, po aq mbarojnë universitetet. Çdo vit shtohen profesionistët. Çdo vit ka njerëz që patjetër largohen dhe unë jam larguar disa herë nga Shqipëria. Por ka edhe plot njerëz që vijnë. Dhe ne jemi shembulli i njerëzve që shkojnë dhe vijnë sepse e tillë është jeta. Shumë prej këtyre prurjeve, qoftë ata që kanë mbushur moshën madhore, qoftë që janë profesionistë të rinj apo që janë kthyer, janë asete të jashtëzakonshme që mund të kontribuojnë në një parti që qeveris sot 55 bashki dhe Republikën. Ata mund të japin ide të reja, mund të injektojnë mënyra se si bëhen gjërat më ndryshe, më mirë, pak më shpejt. Kështu që, në këtë sens mesazhi është një hapje masive. Ne sot fillojmë një tur. Pas kësaj interviste fillojmë një tur në 40 degët e partisë. Është Tirana që ka 27 Njësi Administrative, kemi 3 në Kamëz dhe 10 të tjera që janë në Kavajë, Vorë, Rrogozhinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFITOI RRETH 111 MIJË EURO/ Si i falsifikoi gruaja italiane 17 shtatzëni. Dëshmia e burrit: Nuk pati kurrë fëmijë...
Previous article "STERILIZIMI"/ Ministrja Ogerta Manastirliu paraqitet në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT