• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ The Guardian: Vdekja e azilkërkuesit shqiptar Leonard Farruku mund të ishte parandaluar
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ The Guardian: Vdekja e azilkërkuesit shqiptar Leonard Farruku mund të ishte parandaluar

18 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohen detaje të reja të cilat mund të kishin parandalur dhënien fund të jetës në mënyrë tragjike të Leonard Farrukut në anijen hotel në Jug të Anglisë ku Home Office e kishte akomoduar.

Diane Taylor gazetare e The Guardian ka zbuluar se nuk u morën në konsideratë shqetësimi se shqiptari 27 vjeçar kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Në shkrim theksohet se “një punonjës social në mënyrë të përsëritur i kishte përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme shqetësimet kompanisë së kontraktuar nga Home Office (Ministria e Punëve të Brendshme Angleze) rreth shëndetit mendor të Leonardit përpara se ai të dërgohej në anijen hotel”.

Por këto shqetësime ishin injoruar.

Punonjësi social ka deklaruar për The Guardin se: “Të gjithë e njihnin Leonardin si “Faruk”. Ai vuante nga luhatje të rënda të humorit. Ai u braktis prej një kohe të gjatë më çdo drejtim. Unë isha gjithnjë me të vërtetë i shqetësuar për Leonardin dhe disa herë ai u përfshi nga kriza të forta të shëndetit mendor”.

I njëjti punonjës social ndër personat e fundit të takuar prej Leonard Farrukut thekson se : “Janë shumë momente të rëndësishme në këtë histori të cilat duhet të tregohen pasi unë jam i bindur se do të përsëriten përsëri nëse nuk ushtrohet presion tek ata të cilët kanë përgjegjësinë e kujdesit dhe ndihmë dhënies të njerëzve dhe që është detyrë e tyre ta përmbushin siç duhet”.

Më tej në rrëfimin e tij ky punonjës social tregon se Leonard Farruku ishte i frikësuar maksimalisht kur iu tha se duhet të shkonte në anijen hotel dhe kishte refuzuar të shkonte. Ai ishte gënjyer duke e hipur në një makinë dhe iu tha se do ta çonin në një hotel tjetër në qytetin Swindon.

Familja emigrantit shqiptarë Leonard Farruku i cili i dha fund jetës në anijen hotel më 12 Dhjetor 2023 ka kërkuar një hetim të pavarur për atë çfarë ndodhi në akomodimin Bibby Stockholm.

Gazeta The Guardian shkruan se avokatët e familjes të Leonardit i kanë drejtuar një kërkesë ministrit anglez të drejtësisë Alex Chalk ku i kërkojnë që avokati i shtetit për çështjet e burgjeve (PPO) të hetojë vdekjen e tij.

Për avokatin e burgjeve ligji anglez kërkon që ky institucion të hetojë të gjitha vdekjet e emigrantëve në qendrat mbajtjes të azil kërkuesve por në këtë rast anija hotel ku mbahej Leonard Farruku nuk klasifikohet si qëndër e mbyllur ku mbahen emigrantët të cilët e kanë përshkruar si një “burg”.

Në kërkesën e hartuar prej kompanisë avokatore Bhatt Murphy argumentohet se anija hotel duhet të konsiderohet si një qendër ndalimi për emigrantët e në të tilla kushte avokati burgjeve duhet të iniciojë një hetim të pavarur për rethanat e vdekjes të Leonard Farrukut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHANTAZHET NË RRJETET SOCIALE/ Balla: Po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online
Previous article "A KENI MENDUAR NDONJËHERË PËR TRESHE?" Pyetja e Meritonit ‘përplas’ banorët në BBV, Roza: Është ofenduese....

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT