• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK KA FUND “TRILLERI”/ Zhduket trupi i Navalnyt, arrestohet edhe prifti që do të kryente funeralin e tij
Home
Botë

NUK KA FUND “TRILLERI”/ Zhduket trupi i Navalnyt, arrestohet edhe prifti që do të kryente funeralin e tij

18 February, 2024 s.autor Botë

“Tani është e qartë se vrasësit duan të mbulojnë gjurmët e tyre dhe për këtë arsye nuk po e dorëzojnë trupin e Alexeit, duke e fshehur atë edhe nga nëna e tij”.

Me këto fjalë, ekipi i Alexei Navalny, me një postim në Telegram, akuzon autoritetet ruse se nuk e kanë dorëzuar trupin e tij të pajetë “sepse nuk duan të dihet metoda që përdorën për të vrarë Alexein”.

Trileri mbi trupin e Navalny vazhdon teksa autoritetet ruse arrijnë në përfundimin se lideri i opozitës ruse nuk ka vdekur nga një akt kriminal, por nga “Sindroma e Vdekjes së Papritur”.

Megjithatë, kur nëna e tij shkoi në morgun e burgut në Siberi për të marrë trupin e tij, ajo zbuloi se nuk ishte aty.

Ku është Navalny? Askush nuk i përgjigjet Ludmila Navalny, e cila tani flet hapur për vrasje dhe zotohet të mos dorëzohet.

“Dhe le të më futin në burg, unë do të bërtas”, thotë ajo.

Me cilësimin e Alexei Navalny si “ekstremist” nga shteti rus, kushdo që demonstron për të, ose që tregohet se ka pasur ndonjë lidhje me të, rrezikon të arrestohet.

Ndërsa u arrestuan, bazuar në informacionin e transmetuar nga media ruse, më shumë se 400 rusë në 36 qytete për demonstrata pas vdekjes së Navalny.

Midis tyre, në Shën Petersburg u arrestua një prift, i cili njoftoi se do të bënte një varrim për të ndjerin.

Sipas vejushës së Navalny, prifti Grigory Mikhnov-Vyatenko u arrestua pranë shtëpisë së tij ndërsa po shkonte për në memorialin Solovetsky për viktimat e persekutimit politik në Bashkimin Sovjetik.

Pak më vonë, siç njoftoi në Telegram anëtari i opozitës Boris Vishnevsky, Mikhnov-Vytenko u dërgua në spital me një goditje në tru.

“Në komisariatin numër 43, avokati i tij thirri një ambulancë. Grigory u dërgua në spital ku u konstatua se ai duhet të trajtohet”, tha Ëisnieëski.

Në Rusi, ku edhe prifti që do të varros liderin e opozitës është në telashe, ndoshta është e arsyeshme që kundërshtarët e Vladimir Putinit të kenë frikë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEHONË TURIZMIT/ “Travel off Path”: Shqipëria ndër destinacionet kryesore evropiane për 2024-n
Previous article E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine në Itali, arrestohet 41-vjeçari në Kamëz

s.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT