• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO VRAS VETEN”/ PARANDALOHET ngjarja e rëndë. Shantazhonte 15-vjeçaren në rrjetet sociale, pranga të riut (EMRI)
Home
Breaking News

“DO VRAS VETEN”/ PARANDALOHET ngjarja e rëndë. Shantazhonte 15-vjeçaren në rrjetet sociale, pranga të riut (EMRI)

18 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Parandalohet në kohë rekord, nga Krimi Kibernetik në drejtorinë e Policisë së Tiranës, një ngjarje e rëndë kriminale. Mësohet se një 27-vjeçar shantazhonte dhe ngacmonte seksualisht në rrjete sociale, një të mitur 15 vjeçe që mund të sillte pasoja të rënda.

Kjo e fundit kishte deklaruar gjatë një bisede me të riun se do të vriste veten pas shantazheve që Benard Çullhaj i bënte.

“Parandalohet në kohë rekord, nga Krimi Kibernetik në DVP Tiranë, një ngjarje e rëndë kriminale, e ngacmimit seksual në rrjete sociale, të një të miture 15 vjeçe që mund të sillte pasoja të rënda. Vihet në pranga një shtetas. Zbulohen 2 ngjarje të vjetra. Sekuestrohen qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjrte të tjera sociale, të cilat do ti në nështrohen një analize të thellë hetimore. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi Benard Çullhaj, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15 vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Duke marrë në kosideratë, që këto raste sjellin pasoja të rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndjejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine në Itali, arrestohet 41-vjeçari në Kamëz
Previous article HAGË/ Kaos dhe incidente të dhunshme mes emigrantëve pranë Teatrit të Operas, përplasje edhe me policinë

s.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PREJ TRE DEKADASH/ Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier Aktualitet

NË KËRKIM PREJ TRE DEKADASH/ Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë Aktualitet

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit Breaking News

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT