• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DJALI IM ËSHTË I SËMURË MENDOR”/ Dëshmia e babait të Altin Çokut: Isha në dijeni të kërcënimeve, kam shumë kohë që s’flas me të
Home
18

“DJALI IM ËSHTË I SËMURË MENDOR”/ Dëshmia e babait të Altin Çokut: Isha në dijeni të kërcënimeve, kam shumë kohë që s’flas me të

14 February, 2024 s.autor 18, Aktualitet, Kronikë

Pjesë e dëshmive të dosjes së Prokurorisë në ngarkim të Altin Çokut është edhe babai i tij, i cili shumë vite më parë ka deklaruar se djali i tij vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zbardhet dëshmia e tij para gjykatës, e dhënë në vitin 2024, kohë kur Altin Çoku kërcënonte  mjekun për të përfituar para.

Që aso kohe, ai ka deklaruar se nuk fliste me djalin e tij, Altin Çokun.

“Unë jam vënë në dijeni lidhur me këtë problem nga vetë mjeku G.Sinani. Kjo ka rreth dy tre muaj. G. më ka marrë në telefon dhe unë kam shkuar dhe e kam takuar tek zyra e tij tek spitali. Kur unë kam shkuar tek spitali, kam gjetur doktor G. të cilit i kishin dalë djersët dhe më tha se më ka kërcënuar Altini. Unë i thashë se përse të ka kërcënuar. Ai më tha se më ka kërcënuar për punë lekësh, pra, se Altini i kishte kërkuar lekë atij.

-Unë i thashë, G. a i keni marrë lekë Altinit? G. më tha se nuk i kam marrë lekë. Unë e kam marrë Gëzimin dhe bashkë me atë kemi shkuar tek drejtori i spitalit dhe e kemi vënë në dijeni. Pas disa ditësh nga ky rast, më ka marrë ne telefon Gëzim Sinani dhe më ka thënë se unë do shkoj të bëj kallëzim në Komisariat, unë i kam thënë se vazhdo se nuk kam çfarë bëj.

– Pas pak kohësh, më kanë marrë në telefon nga policia dhe unë kam shkuar atje, kur kam gjetur G.S duke bërë kallëzim. Ai më tha se përsëri Altini më ka kërcënuar për lekë. Unë i thashë se, nëse nuk i kë asgjë borxh, vazhdo e bëj kallëzim. …Unë nuk jam fare në dijeni të kësaj. Djali im nuk ka pas ku të marrë lekë për t’i dhënë askujt për këtë problem. Unë për vete nuk i kam dhënë asnjë lekë Altinit.

Unë për vete nuk kam paguar asnjë lekë për mjekimin e tij, as tek G.S dhe as tek ndonjë mjek apo spital tjetër. …Kam për të thënë se djali im është i sëmurë mendor dhe kurohet rregullisht për sëmundjen e tij. Për atë janë paguar vetëm lekët e ilaçeve që merr rregullisht. …Nuk e kam pyetur nëse, ai kishte marrë lekë apo jo. Nuk e kam pyetur fare, pasi ka shumë kohë që unë nuk flas me djalin tim Altin Çokun. Mua djali im nuk më ka thënë asgjë. …Kam për të shpjeguar se djali im nuk ka pas ku të marrë lekë, për t’i dhënë doktor Gëzimi Sinanit, pasi ai merr vetëm 95 000 lekë pension invaliditet. Unë për vete nuk i kam dhënë asnjë lekë për t’i dhënë kujt“-thuhet në dosje.

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest me burg për Altin Çokun, duke i adresuar akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Sipas dosjes, Çoku, i cili u arrestua disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.

Çoku ishte pacient i G. Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit , ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore. Altin Çoku, sipas dosjes, i ka kërkuar mjekut G. S. disa herë para, në mënyrë verbale, me anë të telefonit, mesazheve telefonike dhe me anë të letrave të shkruara.

Në muajin qershor të vitit 2014, i Altin Çoku i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar vajzën e tij dhe për t’ia dhënë avokatit për një çështje që kishte. Disa herë Altini ka i kërkuar para mjekut, edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij sqaron se Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë eurosh, i detyruar për shkak të kërcënimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Kronologjia e atentatit ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin: Kamerat e sigurisë tregojnë si veproi skuadra e vrasësve
Previous article "ËSHTË NJË MARTIT I GJALLË"/ Iu mbijetoi torturave të regjimit, Papa Françesku nderon kardinalin shqiptar Ernest Simoni

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT