• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Kievin
Home
Botë

LUFTA NË UKRAINË/ Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Kievin

13 February, 2024 s.autor Botë

Senati amerikan ka miratuar paketën e ndihmës në vlerë prej 95.34 miliardë dollarësh, ku përfshihet edhe ndihma ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në vlerë prej 60 miliardë dollarë.

Megjithatë, fati i këtij legjislacioni mbetet i paqartë, pasi republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve kanë sinjalizuar se nuk do të mbështesin këto masa. Ligjvënësit e miratuan paketën me 70 vota pro dhe 29 kundër, duke tejkaluar pragun e 60 votave të nevojshme. 22 republikanë iu bashkuan shumicës së demokratëve, duke votuar në favor të projekt-ligjit.

“Kanë kaluar vite dhe ndoshta dhe dekada, që kur Senati ka miratuar një projekt-ligj që ndikon në përmasa të tilla jo vetëm tek siguria jonë kombëtare, jo vetëm tek siguria e aleatëve tanë, por edhe tek siguria e demokracisë perëndimore”, tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Në paketën e miratuar përfshihen edhe 14 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin dhe ndihmë për shtetet e tjera. Por megjithë miratimin në Senat, paketa përballet me një të ardhme thellësisht të pasigurt në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët e linjës së ashpër që mbështesin ish-Presidentin Donald Trump – kandidati kryesor për emërimin e partisë së tij për president dhe një kritik i mbështetjes për Ukrainën – e kundërshtojnë projekt-ligjin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Senatin amerikan për miratimin e këtij legjislacioni.

“Për ne në Ukrainë, vazhdimi i ndihmës së SHBA-së na ndihmon të shpëtojmë jetë nga terrori rus. Kjo nënkupton se jeta do të vazhdojë në qytetet tona dhe do të triumfojë ndaj luftës”, shkroi ai në X. Ndihma amerikane sjell më afër paqen në Ukrainë dhe rivendos stabilitetin botëror, duke rezultuar në rritje të sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë”.

Ndihma financiare dhe ushtarake amerikane ka qenë thelbësore për Ukrainën, shtet që po lufton kundër pushtimit që Rusia nisi pothuajse dy vjet më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM USHQIM/ Chivito i Drakulës është edhe një yll
Previous article DETAJET E PARA/ Përfshihet nga flakët makina në aksin Pogradec-Korçë, ja çfarë ndodhi me shoferin

s.autor

Postime të ngjashme

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë? Botë

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë?

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira Botë

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT