Një 30-vjeçar shqiptar i cili u gjet i fshehur pas bimëve të kanabisit në një shtëpi bari në Angli është dënuar me 18 muaj burg.
Alger Çepele u arrestua në një shtëpi bari në Sheawater Lane, Wellingborough, pasi oficerët bastisën pronën të premten e 8 dhjetorit. Gjatë kontrollit të pronës, oficerët gjetën Çepele të fshehur në një dhomë gjumi mes 304 bimëve të kanabisit.
Përveç bimëve, të cilat besohet se kanë një vlerë të përllogaritur prej 45,000 £, oficerët sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë dhe pajisje shoqëruese të nevojshme për të prodhuar kanabis të klasit B.
Çepele, i cili ishte banori i vetëm i shtëpisë në momentin e kontrollit, gjatë dëshmisë në polici tha se ishte shqiptar dhe kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 18 muaj më parë.
Në dëshminë e tij, 30-vjeçari shqiptar ishte shprehur se arsyeja pse kishte vendosur të pranonte këtë punë ilegale ishte se kishte për të paguar paratë e marra borxh për të paguar kamionin, më të cilin kishte shkuar në Britani.


