• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIZAT AMERIKANE/ Zbardhet dëshmia e Renato Nastos: Kam ndihmuar qytetarët, s’kam mashtruar
Home
Aktualitet
Kronikë

VIZAT AMERIKANE/ Zbardhet dëshmia e Renato Nastos: Kam ndihmuar qytetarët, s’kam mashtruar

10 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e djeshme, 8 shkurt, pesë persona u arrestuan dhe një u shpall në kërkim, pasi mashtronin qytetarët duke u marrë deri në 10 mijë euro në këmbim të vizës amerikane.

I dyshuari kryesor është Renato Nasto, i cili nëpërmjet rrjetit social “Instagram” reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm, me emrin “viza_amerikane_insider”.

Vizion Plus ka siguruar dëshminë e Nastos, i cili para  gjyqtares Migena Laska ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje.

“Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi ti bënin vetë, me vlerë 100-150 euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, mësohet të ketë thënë Nasto.

Të tjerët, sipas burimeve brenda seancës kanë kërkuar ndjesë. Burime bëjnë me dije se në seancë, organi i akuzës ka pretenduar se me metoda speciale, përmes stimulimit, 30-vjeçari Nasto, për vizën kërkonte 10 mijë euro.

Në rast se ata nuk i kishin lekët, lidhte një kontatë me ta që pagesën ta bënin më vonë, duke pretenduar që ia kishin paratë borxh.

Avokatët kundërshtuan prokurorinë duke pretenduar se të tjerët kanë qenë viktima. Gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për vendim.

Prokuroria ka kërkuar “arrest në burg” për Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin, ndërsa për vajzën Klea Prifti, organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTOHET NJË TJETËR FESTË ZYRTARE/ Parlamenti do votojë 22 nëntorin si ‘Dita e Alfabetit’
Previous article DETAJET/ Si punonjësi i bankës i zhvati 26-vjeçarit mbi 200 mijë euro me premtimin se do ta bënte aksioner në kompaninë turke

s.autor

Postime të ngjashme

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë Aktualitet

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1 Aktualitet

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi Aktualitet

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT