• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ADMINISTRATA, FAKTOR KYÇ I INTEGRIMIT NË BE”/ Rama: I kemi rritur dhe do t’i rrisim sërish pagat, por duhet…
Home
Politikë

“ADMINISTRATA, FAKTOR KYÇ I INTEGRIMIT NË BE”/ Rama: I kemi rritur dhe do t’i rrisim sërish pagat, por duhet…

9 February, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për proceset e hershme të anëtarësimit të Shqipërisë në Bruksel, ka menduar se administrata e tij ishte një trup njerëzish parazitë që nuk bënin asnjë punë dhe vetëm merrnin rrogën.

Rama tha se edhe e ka shprehur me zë të ulët se do të përjetonin sëkëlldi në Bruksel, ndërsa shtoi se rezultoi të jetë e kundërta dhe sot Shqipëria mund të mbështet në këtë administratë dhe mund t’ia dalë objektivit të anëtarësimit në BE.

Nderkohe kreu i qeverise eshte shprehur se pagat per administraten jane rritur, por do te rriten serish.

“Nuk e mendoja dot që administrata jonë do të nxirrte nga vetja një rezultat të tillë dhe do të na zbardhte faqen me superlativa në Bruksel. Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë dhe me bashkëpunëtorët që ky mund të jetë momenti ynë, pasi mund të shfaqemi me sakëlldira që në Bruksel nuk i fsheh dot. Unë kam rënë pre, e atij perceptimi që thonë se administrata nuk bën asgjë dhe nuk janë aty për hir të meritës. Edhe unë i ndikuar kisha të njëjtin perceptim.

Prezantimet në Bruksel, pra i gjithë procesi përfundoi me habi dhe është siguria më e madhe dhe fakti më i pakonceptueshëm, që ne i kemi të gjithë arsyet që Shqipëria mund të mbështetet te kjo administratë dhe mund t’ia dalë më shpejt se të tjerët në rajon fal kësaj administrate.

Nuk them veçse ta shikoni veten si lojtarët e ekipit kombëtar, pasi secili prej jush mbart të njëjtin funksionon që mban çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë. Kjo nuk është retorikë, ky është fakt. Ndërkohë që e vërteta është që sot në këtë kontekst historik që Shqipëria duhet të bëjë në të gjitha hapat e procesit të BE, të jesh pjesë e administratës nuk do të thotë thjesht pjesë e një misioni publik, por të jesh pjesë e një misioni historik.

Tani nuk jemi këtu për fjalët që unë thash, por duke vlerësuar se çfarë sfide e jashtëzakonshme është përpjekja dhe duke u bërë njësh me standardet e BE, kërkon një vetëdije që secili prej nesh duhet të bëjë. Ne i kemi rritur dhe do t’i rrisim prap pagat këtë vit, por duhet një qetësi shpirtërore që e gjithë administrata të bëjë mirë punën e vetë”-tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I BIZNESIT GREK/ Nga konfliktet me partneren për miliona euro të zhdukura, te dëshmia e mikut të tij
Previous article PARALAJMËRON Fatjoni: Do dal nga Big Brother të shtunën nëse…

s.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT