• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PEMË PËR TË KUJTUAR TË AFËRMIT/ Veliaj: Deri në fund të sezonit mbjellim 100 mijë fidanë; qytetarët e bizneset të bëhen pjesë e nismës
Home
Sociale

PEMË PËR TË KUJTUAR TË AFËRMIT/ Veliaj: Deri në fund të sezonit mbjellim 100 mijë fidanë; qytetarët e bizneset të bëhen pjesë e nismës

9 February, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Qytetarët i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë, qoftë për ditëlindje, qoftë në kujtim të një të afërmi që nuk jeton më. Nismës për shtimin e gjelbërimit iu bashkua sot edhe znj. Katina Mano, e cila dhuroi 33 pemë në zonën e Farkës në kujtim të djalit të saj, Eduardit, i cili nuk jeton më.

Në mbjelljen e pemëve ndihmoi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. “Ndihem i përulur sot para jetës së një kolegu arkitekt, urbanist, i cili vërtet jetoi 33 vite, por e kishte jetën plot. Eduardi iku në një moshë shumë të re, por la konturet e asaj që është Farka moderne sot, e këtij liqeni ku ne jemi duke mbjellë këto 33 pemë, të cilat znj. Katina i dhuroi me shumë dashuri për qytetin, në kujtim të djalit të saj, në prag të hapjes zyrtare të Liqenit të Farkës si park dhe mushkëri e dytë për qytetin”, tha ai.

Veliaj shtoi se ngjarje të tilla vlejnë edhe për të reflektuar. “Jeta mund të mbushet me llafe, me sherre, me inat, me energji negative, me helme dhe toksina, por mund të zgjedhim ta mbushim me vepra konkrete, me arritje të spikatura, ose duke mbjellë pemë që i ngelen qytetit edhe kur të mos jemi më këtu. Me 33 pemë që mbjellim sot krijojmë një oaz të vogël, një hapësirë që nesër do të bëjë hije. Ndoshta, nuk do jemi këtu kur të bëjë hije mbi nipat dhe mbesat tona, por do kemi mundësi të themi se në emër të Eduardit, kemi një rruge, por kemi edhe një hapësirë të jashtëzakonshme në parkun e Liqenit të Farkës”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët, por edhe bizneset apo institucionet, që t’i bashkohen kësaj nisme, për të shtuar hapësirat e gjelbra. Veliaj shprehu bindjen se gjer në fund të stinës së mbjelljeve, ky numër do të arrijë mbi 100 mijë pemë të reja. “Jemi në stinën e mbjelljes dhe ftesa ime për çdo familje është ta shfrytëzojmë këtë për të kujtuar një të afërm, për të inkurajuar një fëmijë, që të rritet me qytetin dhe gjelbërimin. Ta përdorim këtë nismë, që shumë kompani dhe koorporata që i kanë mundësitë, të mos i shpenzojnë kot, por të lënë një gjurmë dhe shenjë në qytet, një stol ose një pemë kushtuar Tiranës. Sot falë kësaj nisme kemi mijëra pemë të mbjella, kemi kaluar mbi 30 mijë për këtë sezon. Duam të kapim deri në fund të sezonit mbi 100 mijë pemë, që është synimi ynë për çdo vit. Ftesa për të gjithë qytetarët është se nuk është vetëm akti fizik i mbjelljes së një peme, por është akti i mbjelljes së dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin dhe për qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STERILIZIMI/ GJKKO zgjat me 1.5 muaj paraburgimin për ish-zv.ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj
Previous article DOSSIER/ Masakra greke në Korçë, si u vra kleriku ortodoks pasi u mësonte fshehurazi fëmijëve gjuhën shqipe

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dënohet me burg (DETAJET) Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dënohet me burg (DETAJET)

NGA "LOKU" DERI TEK "HIDRAULIKU"/ ZBARDHEN të gjitha kodet e SKYECC për pseudonimet e Koçekut, Hamzait, Orest Sotës dhe të tjerëve Aktualitet

NGA "LOKU" DERI TEK "HIDRAULIKU"/ ZBARDHEN të gjitha kodet e SKYECC për pseudonimet e Koçekut, Hamzait, Orest Sotës dhe të tjerëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT