Me një maskë të zezë në fytyrë, xhup të kuq e i armatosur, një grabitës ka arritur që të vjedhë një dyqan celularësh në Tiranë. Bëhet fjalë për dyqanin ‘3 Vëllezërit Fejzo’ në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’.
Grabitja e armatosur ka ndodhur këtë mëngjes, 9 shkurt, ku grabitësi nën kërcënimin e armës ka arritur që marrë 15 celularë, informon gazetari i Report Tv Sokol dema. Më pas autori i grabitjes është larguar në këmbë.
Ai është i armatosur dhe blutë e Tiranës janë duke punuar për kapjen e tij. Madje, Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion një shpërblim 5 mijë euro për këdo që do të japë informacion për autorin e grabitjes.


