• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Mijatovic shigjeton Zidane: Real Madridi shumë i trembur, nuk ka siguri
Home
Futboll

Mijatovic shigjeton Zidane: Real Madridi shumë i trembur, nuk ka siguri

25 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Pedja Mijatoviç, ish-lojtari i Real Madridit, ishte shumë kritik ndaj ekipit, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, kundër Leganes. Malazezi e kaloi natën e së mërkurës në mikrofonat e “Cadena Ser” dhe kritikoi Zidanen për faktin se luajti me zëvendësuesit:

“Ky konkurs meriton shumë respekt dhe gjithmonë preferoj të shoh titullarët në fushë, por duket se kohët e fundit jemi duke luajtur me zëvendësuesit, është kthyer në modë kjo gjë”, – tha Mijatoviç, i cili nuk donte të tregonte drejtpërdrejt si përgjegjës trajnerin francez për situatën. “Pas një loje të tillë unë nuk do të kërkoja fajtor, do të bëja një analizë të thellë. Nuk është për sot, por për disa lojëra, që ne kemi qenë në gjendje të shohim gjatë gjithë sezonit, – shtoi ai. – Eliminimi është një surprizë e madhe. Real Madridi është jashtë Kupës së Mbretit, por më duken shumë të qetë. Këtë natë ne nuk kemi dhënë praktikisht asgjë dhe Leganes na kanë tejkaluar në çdo gjë”.

Mijatoviç tha se situata është “shqetësuese, e vetmja mënyrë për të shpëtuar sezonin është eliminimi i PSG-së. Ekipi nuk është aty ku duhet. Realiteti ka treguar se ne duhet të përmirësohemi në çdo gjë, por mendoj se të gjithë janë fajtorë dhe kjo nuk duhet të ndodhë në një ekip që fitoi gjithçka vitin e kaluar. Një ekip që një vit më parë ishte aq superior në çdo gjë dhe tani është shumë i trembur, nuk ka siguri. Nëse nuk përmirësohemi shpejt, do të vuajmë më shumë në fund të sezonit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Pamela Anderson merr vendimin e jetës, transferohet në Francë tek i dashuri futbollist 18 vjet më i ri
Previous article Veliaj: Të rinjtë që bëjnë praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës do të paguhen

Q.Autor

Postime të ngjashme

TRANSFERIM NË LIMITE/ Sulmuesi shqiptar gati të ndryshojë ekip në Itali Futboll

TRANSFERIM NË LIMITE/ Sulmuesi shqiptar gati të ndryshojë ekip në Itali

E PAPRITUR PËR NEDIM BAJRAMIN/ Futbollistit të Kombëtares nuk i ndahen problemet Futboll

E PAPRITUR PËR NEDIM BAJRAMIN/ Futbollistit të Kombëtares nuk i ndahen problemet

ZYRTARE/ Muçi mbetet pa trajner, shkarkohet Tekke Futboll

ZYRTARE/ Muçi mbetet pa trajner, shkarkohet Tekke

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT