• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DHUNA NUK KA QENË NDONJË GJË KUSH E DI”/ HABIT gruaja e Asqeri Mandrit: Kamerat i vendosa vetë, s’keni punë ju…
Home
Breaking News

“DHUNA NUK KA QENË NDONJË GJË KUSH E DI”/ HABIT gruaja e Asqeri Mandrit: Kamerat i vendosa vetë, s’keni punë ju…

7 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gruja e cila dhunohej dhe monitorohej me kamera nga bashkëshorti i saj është pajisur me urdhër mbrojtje.

Një dosje voluminoze është referuar në prokurorinë e kryeqytetit ku përveç deklarimit të gruas dhe nënës së saj janë dhe materialet filmike të përftuara nga kamerat e sigurisë që vetë dhunuesi i kishte montuar Brenda banesës.

Ndonëse autoritetet po vijojnë hetimin e rastit iniciuar nga kallëzimi i gruas, kjo e fundit përpiqet ta relativizojë dhunën. E kontaktuar nga Top Channel gruaja e ka konsideruar ngjarjen një zënkë të momentit.

Biseda:

Gruaja: “Nuk ka qenë ndonjë gjë kushedi se çfarë.”

“A jeni dhunuar ju zonjë?“

Gruaja: “Jo, pastaj se çfarë bëhet në familjen time, s’ka nevojë të ndërhyjë media. Kamerat i kam vendosur vetë.”

“Pse i vutë kamerat?“

Gruaja: “Është puna ime moj, për qejf i kam vënë. Ça bëj në shtëpinë time është puna ime.”

“A ndihesh e kërcënuar?“

Gruaja: “Jo, asnjë lloj kërcënimi.”

“Çfarë marrëdhënie keni pasur ju me të?“

Gruaja: “Shumë të mirë“

“Po pse e denoncuat pra?“

(Mbyll telefonin)

Por ndryshe nga sa thotë publikisht, para hetuesve gruaja ka treguar se bixhozi, dhe përdorimi i lëndëve narkotike nga i shoqi prishën marrëdhëniet mes çiftit dhe i futën në borxhe. Një ndikim patën dhe familjarët e të shoqit.

Gjatë vitit të kaluar 4300 gra denoncuan dhunën në familje, por një pjesë e madhe e tyre pas momentit të parë kanë tentuar të tërheqin denoncimin.

“Tërheqja lind me ata persona që kanë dhunë psikologjike, mendojnë çfarë do mendojë bota për mua, kam gjendje të mirë ekonomike për të rritur fëmijët?  Vetë personi dyzohet në mendimin që ka dhe instiktivisht siç ka bërë kallëzimin, automatikisht ftohet mendimi, hyjnë faktorët që përmenda dhe tërhiqet”, tha juristja Eneida Bozheku.

Prej vitit 2018 me ndryshimet që iu bënë kodit penal denoncimet për dhunë në familje nuk mund të tërhiqen dhe çështja vijon të hetohet pavarësisht se e dhunuara nuk dëshiron ta vijojë më ligjërisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANARI SJELL 30% MË SHUMË TURISTË/ Kumbaro: Në rritje vizitorët nga Italia, Polonia e Spanja
Previous article ABUZOI ME TË MITURËN/ Burg për mjekun, liri Dervish Hasit

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT