• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJOH NJERËZ TË FUQISHËM”/ Dëshmia e re: Naim Murseli planifikoi vrasjen e Liridonës, duke qenë i sigurt se nuk do zbulohej
Home
Aktualitet
Kronikë

“NJOH NJERËZ TË FUQISHËM”/ Dëshmia e re: Naim Murseli planifikoi vrasjen e Liridonës, duke qenë i sigurt se nuk do zbulohej

7 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Naim Murseli akuzohet si porositësi i vrasjes së bashkëshortes së tij, 30-vjeçares Liridona Ademaj, nëna e dy fëmijëve.
Tre persona të tjerë janë të arrestuar si të përfshirë në ngjarje, mes tyre Granit Plava, personi që ekzekutoi Liridonën.
Megjithatë, sipas avokatit nga Kosova Tom Gashi, në këtë vrasje janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë, por Naim Murseli nuk dëshmon sepse e di që nuk do ketë mundësi të mbrohet.

Sipas avoaktit, një prej të arrestuarve të tjerë për ngjarjen, ka deklaruar se Naimi i ka thënë që edhe nëse zbulohet nga policia, ai njeh njerëz të fuqishëm që mund ta nxjerrin lehtë nga burgu.
“Ata mendojnë dhe besojnë që me ndryshimin e deklaratave mund t’ja lehtësojnë vetes këtë pozicion që kanë, në këtë çështje kaq të rëndë penale dhe pozicioni i tyre është mjaft i rëndë. Provat kryesore lidhin porositësin e vrasjes, që fatkeqësisht është bashkëshorti i saj dhe që vrasja duket që është kryer në prezencë të tij dhe të fëmijëve. Naim Murseli e ka planifikuar vrasjen që para një viti dhe është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe e rëndë, që dikush të ketë një tru të tillë kriminel që të realizojë një vrasje të asaj që ka dy fëmijë dhe që ka qenë i martuar për 12 vite.

Motivi ndoshta nuk do bëhet asnjëherë publik sepse Naim Murseli e di që nëse bëhet publike motivi, ndoshta mund të përfshijë dhe persona të tjerë. Nëse Naim Murseli është duke fshehur persona të tjerë që mund të jenë shtysë në këtë vrasje, ai e ka kuptuar që me këtë vrasje, nuk ka asnjë person në rruzullon tokës që mund ta mbrojë, e le më personat e tjerë. Këto deklarime kanë dalë nga ekzekutori se Naimi i ka thënë që nëse zbulohesh që ai është vrasësi, ai ka lidhje me persona të fuqishëm dhe që fare lehtë mund ta nxjerrë nga burgu.

Janë thënë që telefonat e tyre nuk janë gjetur. Ne e dimë si në Kosovë, si në çdo vend tjetër në momentin e parë që ka vrasje të tilla, atë pjesë kryesore janë edhe telefonat. Sepse telefonat mund të zbulojnë shumë gjëra, por është e çuditshme që as telefoni i Liridonës as i Naimit nuk janë gjetur.”- tha avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRE, TRADHTI DHE DHUNË/ Vjehrra i nxori “bojën” nuses pas burgosjes së djalit, vijojnë reagimet
Previous article E RËNDË/ Tentoi të kalonte autostradën Tiranë-Durrës, përplaset këmbësori

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët Aktualitet

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT