• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të ndryshojnë temperaturat përgjatë ditës
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të ndryshojnë temperaturat përgjatë ditës

5 February, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë shtrirjes perëndimore, ndërsa në zonat malore lindore do të ketë kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar, por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det përgjatë gjithë ditës me shpejtësi 28 m/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Kosova

Do të vijojnë; masat e ngrohta dhe të qëndrueshme perëndimore ndikimin e tyre në Republikën e Kosovës, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë POR orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e Kosovës ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në ekstremin verior dhe pjesërisht zonat veriperëndimore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 0°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 14 °C.

Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë të jenë prezent gjatë paradites në të gjithë territorin e MV herë pas here priten vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV KU më të fokusuara paraqiten në zonat Veriore dhe Verilindore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit Por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 1°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore. Konkretisht; me diell dhe temperatura relativisht të larta do të paraqiten; Gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi dhe brigjet e Egjeut, ndërsa do të vijojë situata problematike e motit për vendet e Evropës Lindore ku reshjet e dendura të dëborës si edhe ngricat e theksuara do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit. Po ashtu, me vranësira dhe reshje dëbore, por në sasi më të pakta do të paraqiten Alpet e Evropës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Ukraina publikon raportin e luftës me Rusinë, pasojat dhe shkatërrimet
Previous article KONFLIKTI/ Hamasi dënon sulmet ajrore amerikano-britanike në Jemen

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT