• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Vodhi automjetin e parkuar, arrestohet ‘skifteri’ nga Laçi
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Vodhi automjetin e parkuar, arrestohet ‘skifteri’ nga Laçi

4 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë në Kurbin. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. N.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjendet brenda 24 orëve automjeti i vjedhur, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar. Menjëherë pas kallzimit të marrë nga shtetasi L. L., banues në Laç, se i kishin vjedhur automjetin e tij “Lancia” të cilin e kishte patur të parkuar te parkimi poshtë pallatit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin e gjetjen e mjetit si dhe identifikimin e arrestimin e autorit.

Si rezultat, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe vlerësimit të çdo informacioni policor për këtë rast, gjatë mesnatës, shërbimet policore të Komisariatit Kurbin kanë lokalizuar mjetin e vjedhur në një rrugicë dytësore dhe autori po tentonte të largohej sëbashku me automjetin në drejtim të një qarku tjetër me qëllim shitjen e mjetit.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap. Falë punës së mirëfilltë operative hetimore është bërë e mundur identifikimi, kapja e arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit G. N. 40 vjeç, banues në Laç, për vepren penale “Vjedhja”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOHJA E KONTRIBUTIT PËR SIGURIMET SHOQËRORE/ Finalizohet të martën marrëveshja Shqipëri-Itali
Previous article "ROMEO ËSHTË I NJËJTË SI JASHTË"/ Meritoni sulmon strategjinë e Julit: Po kopjon Luizin

s.autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT