Tre persona janë plagosur me thikë në qytetin e Vlorës, pas një konflikti midis disa të rinjve.
Policia sqaroi se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ku kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në pranga ka përfunduar një nga autorët, ndërsa policia është në kërkim të autorit të dytë.
Njoftimi:
Plagosën me mjet prerës (thikë), 3 bashkëmoshatarët e tyre, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar. Sekuestrohen 1 pistoletë sportive, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.
Rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.


