• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGA NË SHKOLLA/ Gjimnazistët: Të fut në BOTË tjetër. Nëse e pi GRUPI, duhet ta pish edhe ti…!
Home
Sociale

DROGA NË SHKOLLA/ Gjimnazistët: Të fut në BOTË tjetër. Nëse e pi GRUPI, duhet ta pish edhe ti…!

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Përdorimi i drogës në shkolla është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues në shoqërinë shqiptare. Ky problem i madh i rinisë shqiptare i trajtua mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Rreze Dielli’, ku gjimnazistët treguan arsyet pse ky fenomen po merr një përhapje galoponte, duke u kthyer në rrezik serioz për jetën e të rinjve.

Gjimnazistët treguan se një ndër arsyet është përshtatja, pra që shumë të rinj detyrohen ta provojnë drogën për t’u përshtatur me grupin. Një tjetër arsye ishte dhe dezinformimi, pasi kjo vijon të mbetet një tabu në familjet shqiptare, të cilat nuk e flasin në shtëpitë e tyre, me pretendimin se ata do të preken.

Në fakt, shoqëria është tejet e ekspozuar ndaj këtij fenomeni, ku një pjesë e të rinjve janë kthyer fatkeqësisht dhe në vartës të këtyre substancave të rrezikshme.

Gjimnazisti: Së pari është përshtatja, që duhet të përshtatesh me grupin. Droga të fut në një botë tjetër, të fut në atë botën tjetër. Si alkooli, që njerëzit me halle e përdorin. Kjo në fakt të sjell një problem sipër një problemi tjetër.

Gjimnazistja: Njerëzit duhet të përshtaten me grupin dhe shoqërinë. Nëse grupi është përdorues, duhet të jesh edhe ti. Droga të çon në një botë tjetër. Ashtu si alkooli. Të zgjidhin hallet, por kalon në problem edhe më të mëdha. Në klasat paralele njohim nxënës që kanë konsumuar substanca narkotike. Rastet që kam dëgjuar unë nuk vijnë nga arsyet familjare. Arsyet janë 3. Njëra është dizinformimi. Kur e trajton problemin me familjen, duket sikur ende është tabu. Duket sikur po të mos e bësh këtë diskutim ti e mban fëmijën tënd larg drogës, por nuk është e vërtetë.

Njoh përdorues hashashi, bashkëmoshatar me mua që pasi i kalon orari i përdorimit të drogës, dhe nuk e merr atë bëhet depresiv, ndryshon sjellje. Ekzistojnë klube në shkolla, por që zakonisht shkojnë ata që nuk janë përdorues, jo ata që janë përdorues, pasi përdoruesit nuk duan të ekspozohen dhe është e nevojshme futja e një ore të mirëfilltë edukimi për këtë fenomen. Presioni për të filluar drogën është më i madh kur ke problem në familje, apo kur familja nuk të mbështet.

Është shumë e vështirë të hapësh biseda për drogën, pasi prindërit kanë frikë se mos shoqëria do na fusë në këtë rrjet.. Ata që kanë ekonomi më të mirë, janë më të predispozuar për tu joshur nga shpërndarësit e drogës. Ne e shohim fenomen shqetësues. Tendenca është në rritje. Lehtësia për ta gjetur drogën është më e thjeshtë. Kush e do e gjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mamaja ka në dorë inteligjencën e fëmijës, ja 4 gjërat që duhet të bëjë për të lindur një gjeni
Previous article Carvajal dorëzohet: Duhet të luftojmë vetëm për Champions League

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT