• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJE/ Kërcënuesi i kryetarit të Bashkisë Belsh, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike
Home
Aktualitet
Drejtësi

DETAJE/ Kërcënuesi i kryetarit të Bashkisë Belsh, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike

31 October, 2017 Redaktor2 Breaking News, Drejtësi

Historia e plotë, kërcënuesi i kryebashkiakut të Belshit i dënuar për trafik droge

Policia e Shtetit njoftoi sot se kreu i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani është kërcënuar me jetë nga një bashkëqytetar i tij, pas një konflkti për prishjen e një biznesi. I Dyshuari është Rajan Tafani, 31 vjeç i cili është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe kërkesën ndaj kryebashkiakut për dhënien e 300 mijë eurove dhe një toke në Belsh.

Policia tentoi ta parsqesë ngjarjen si kanosje, ndërsa prokuroria dyshon për një gjobëvenie. Gjithçka pritet të sqarohet pas dërgimit të referimit nga ana e policisë në Prokurori.

Vëllezërit Tafani janë të njohur në qytezën e Belshit për shkak të të shkuarës së tyre, por edhe për angazhimin politik të njërit prej vëllezërve. Besoj Tafani ka kaniduar për kryetar të Bashkisë së Belshit në zgjedhjet e 2015, si i pavarur. Por ai ka patur mbështetje jo zyrtare nga një deputet i qarkut të Elbasanit.

Ndërsa i dyshuari për kërcënimin e kryebashkiakut, Rajan Tafani është liruar vetëm vitin e kaluar nga burgu. 31-vjeçari ka vuajtur një dënim me 5 vjet heqje lirie të dhënë nga Gjykata e Torinos për trafik narkotikësh. Ai është kthyer në Shqipëri pas përfundimit të dënimit, kohë në të cilën ka ndodhur edhe shembja e lokalit në pronësi të vëllezërve Tafani.

Vëllai i tretë, Sokol Tafani, u arrestua në prill të vitit 2013 si pjesë e një rrjeti prej 35 personash të dyshuar për trafik droge e prostitucioni.

Operacioni i përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare u finalizua me arrestimin e 8 personave në Shqipëri, mes të cilëve edhe Sokol Tafani. Ky grup akuzohej nga drejtësia italiane për trafikun e drograve të forta si heroinë dhe kokainë, ndërsa kishin arritur të ngrinin biznese dhe të blinin pasuri të shumta në zonën e Elbasanit dhe Librazhdit.

Referuar ngjarjes së djeshme, policia thotë se sot rreth  orës 09:30, në Stacionin e Policisë Belsh është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi  A.T, 49 vjeç, me detyrë Kryetar i Bashkisë Belsh, se më datë 30.10.2017, rreth orës 12:00 në aksin rrugor Belsh – Pajovë në vendin e quajtur “Fusha e bardhë” shtetasi R.T., 31 vjeç banues në Elbasan për shkak të detyrës e ka kanosur mearmë duke i kërkuar 300.000 Euro dhe një pjesë toke ku është planifikuar të bëhet godina e re e Bashkisë Belsh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Selena dhe The Weeknd zyrtarisht të ndarë..Shkaku Bieber?
Previous article Zbllokohet sfida PSG-Anderlecht, ja autori i golit (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT