• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DOJA QË TË VDISTE”/ Vrau gruan në sy të vajzës, Renato Muhaj nuk shpreh pendesë
Home
Breaking News

“DOJA QË TË VDISTE”/ Vrau gruan në sy të vajzës, Renato Muhaj nuk shpreh pendesë

1 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqiptari që tronditi Floridën dhe Shqipërinë me aktin mizor të vrasjes së bashkëshortes së tij, ka dalë ditën e djeshme para gjykatës.
Mediat e huaja shkruajnë se Renato Muhaj nuk ka shprehur asnjë pendesë për aktet e njëpasnjëshme kriminale që ka kryer, por ai ka kërkuar një avokat.
Kërkesa e tij është pranuar, por më pas 34-vjeçari ka kërkuar që të lërë garanci bankare për lirimin e tij nën pretekstin se ka një vajzë të mitur të vetme. Mirëpo këtu gjyqtari nuk ka toleruar duke ia bërë të qartë thuajse gjithçka: “Ti kurrë s‘do ta shohësh më vajzën tënde!”.

Mediat vendase kanë folur edhe me familjen e të ndjerës, Suelës, të cilët të tronditur kanë thënë se i kërkojnë falje që ishin vonë dhe se shpëtuan dot, ndërkohë që edhe në Mallkastër, në vendlindjen e vajzës që punonte bankiere prej dy ditësh flitet dhe mbahet zi për të.
GJYQI SIPAS MEDIAVE AMERIKANE

Rreth 20 orë pasi kreu një sërë krimesh, Renato Muhaj doli para gjykatës në SHBA. Janë 8 akuza që rëndojnë mbi shqiptarin, më e rënda ajo e vrasjes së ish-partneres Suela Saliaj, gjithashtu shqiptare. Prokuroria e Largos në Florida thotë se krimet e 34-vjeçarit sa erdhën dhe u përkeqësuan në një hark kohor prej pak orësh. Megjithatë ashtu siç nuk arriti dot të shkonte larg me vajzën e tij 8-vjeçare, të cilën e rrëmbeu, dita kur do të lerë qelinë do të jetë e largët.
Mediat amerikane publikuan pamjet e Renatos në gjykatë. Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e gjatë të akuzave që rëndojnë mbi të, i vendosi 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe ashtu siç artikuloi shifrën, e njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë. Detektivët thonë se Muhaj vrau brutalisht Suelën, e më pas e rrëmbeu të bijën.
Me të zbuluar trupin e së resë dhe mungesën e vajzës së saj të vogël autoritetet lëshuan alarmin AMBER. Muhaj u gjet pak kohë më pas bashkë me të bijën në makinë dhe u arrestua.
Në dosjen hetimore që mediat amerikane kanë publikuar, detektivët përshkruajnë sulmin e Muhajt ndaj prindërve të tij në Clearwater rreth orës 02:45 të së hënës dhe sesi nuk i lejoi që të telefonin 911 (shërbimi i emergjencës).
Detektivët shkruajnë se më pas ai shkoi te shtëpia e Suelës, në Largo, ku përdori përforcues grushti dhe thikë për ta rrahur dhe vrarë atë në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare. Kjo e fundit i tha policisë se e kishte pyetur të atin se përse ia vrau të ëmën dhe ai i tha se ‘donte që Suela të vdiste’. Hetuesit i gjetën armët e krimit në vendin e ngjarjes. 8- vjeçarja rrëfeu po ashtu se pas vrasjes, i ati e tërhoqi me forcë për ta futur në makinë.
Krimi i la fqinjët të shokuar: “Është shumë e trishtë të dëgjosh çfarë i ndodhi nënës së saj, është kaq e vogël”, – shprehet një prej tyre.
Gjykatësi u sigurua po ashtu që Muhaj nuk do të jetë kurrë në gjendje ta shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë del nga burgu.
Ndërkohë, vetë 34-vjeçari në gjykatë nuk shprehu asnjë lloj emocioni. Ai pati vetëm një pyetje: “A do caktoni avokat për mua?” “Po”, iu përgjigj gjyqtari, duke shtuar se avokati ishte prezent në seancë. Në mesin e akuzave që rëndojnë mbi 34-vjeçarin janë vrasje, abuzim me të miturit, rrëmbim dhe dhunë ndaj vetë prindërve të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT HYN NË FUQI VENDIMI PËR HEQJEN E DINARIT SERB/ Vuçiç “i ankohet” SHBA-ve, takohet me zyrtarë të lartë amerikanë
Previous article VENDIMI/ Qeveria përcakton kriteret e përfitimit të qirasë së strehimit për punonjësit e AMP

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra Aktualitet

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve Aktualitet

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve

ZYRTARE/ Ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi Aktualitet

ZYRTARE/ Ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT