• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ME INVESTITORËT E HUAJ/ Mete: Mbyllëm një vit pozitiv, ulëm borxhin publik! Angazhim të përmirësojmë më tej klimën e biznesit
Home
Ekonomi

ME INVESTITORËT E HUAJ/ Mete: Mbyllëm një vit pozitiv, ulëm borxhin publik! Angazhim të përmirësojmë më tej klimën e biznesit

31 January, 2024 s.autor Ekonomi

Ministri i Financave Ervin Mete, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Ministri e vuri theksin në fjalën e tij në bashkëpunimin me biznesin me qëllim për të çuar përpara perspektivën e ekonomisë shqiptare dhe përmirësuar më tej klimën e biznesit.

Ministri Mete tha se viti 2023 shënoi një moment të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

“Ne kemi patur një vit të mirë në 2023-shin. Po kalojmë një moment të mirë ekonomik, ndërkohë që ishim një nga ekonomitë më rezistente në rajon. Kemi patur lajme të mira në fund të vitit: Kemi ulur borxhin në masë të konsiderueshme e jemi përmirësuar në vlerësimin e Standard & Poor’s, si edhe kemi dalë edhe nga lista gri. Të dyja këto kanë ndihmuar klimën e biznesit,” u shpreh ai.

Mete tha me tej se edhe pritshmerite per vitin e ardhshem do Edhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm tha më tej Mete janë pozitive.

“Projeksionet që ne kemi janë pozitive për periudhën afatmesme duke u bazuar në sektorë si turizmi p.sh., të cilët kanë pasur një vit të mrekullueshëm vjet dhe ajo që pritet është që të ketë përmirësim edhe në 2024. Sigurisht që do bëjmë më shumë kur bie fjala për produktivitetin, apo për një klimë më të mirë biznesi. Kapitali njerëzor është po ashtu një nga ato fusha në të cilat ne duhet të përqendrohemi. Do përqendrohemi edhe te infrastruktura, por edhe në aspekte të produktivitetit, të cilat ndihmojnë klimën e biznesit,” nënvizoi ministri i Financave.

Në fund ai shtoi se paralelisht me Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe Këshillin e Investimeve, do të rivitalizohet Këshilli Tatimor, si platforma diskutimi Qeveri-biznes. “Besoj që ne kemi disa platforma shumë të mira ku ne shkëmbejmë ide, mendime, kemi Këshillin e Investimeve ku kemi pasur disa takime do thoja shumë frytdhënëse, kemi edhe Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe shumë shpejt Ministria e Financave do rigjallërojë dhe Këshillin Tatimor, ku do të diskutojmë për politikat fiskale dhe administratën tatimore si një nga fushat ku mund të bashkëpunojmë më shumë,” tha Mete.

I pranishëm në këtë pritje ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato i cili foli edhe për planin e BE për rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATE MIDDLETON DEL NGA SPITALI/ Si është gjendja e Princeshës së Uellsit tani?
Previous article "E IMJA DO JESH..."/ E reja bën deklaratën tronditëse në polici: Bashkëshorti ka tentuar të më…

s.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT