Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz.

Bëhet me dije nga burimet për media se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, n Korçë.

Policia bën me dije se automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim të shtetasit B. M., ka marrë flakë teksa ka qenë në lëvizje.