• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STUHIA DHE DËBORA NGA VERIU NË JUG/ Si paraqitet situata nga moti i keq në të gjithë vendin
Home
Sociale

STUHIA DHE DËBORA NGA VERIU NË JUG/ Si paraqitet situata nga moti i keq në të gjithë vendin

20 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prej mbrëmjes së djeshme i gjithë territori i vendit nga jugu në veri u përfshi nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore, shoqëruar edhe me erëra të forta, ndërsa problemet e para u raportuan mëngjesin e sotëm.
Intensiteti i lartë i reshjeve ka krijuar vështirësi në disa prej akseve rrugore. Në Rrugën e Arbrit po punojnë 5 borëpastruese për zhbllokimin e saj, ndërsa në pjesën e bypass-it të Murrizit rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të vështirësive në qarkullim.
Ky bypass u bllokua për shkak të mjeteve të pa pajisura me goma dimri, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për zhbllokimin e tij. Reshje bore vijon të ketë edhe në rrugën e Kombit, por qarkullimi i mjeteve është i mundur edhe aty. Në segmentet Peshkopi-Maqellarë dhe Ulëz-Burrel vazhdojnë reshjet e dëborës. Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje dhe segmentet janë të hapura. Në aksin malor Vau Dejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në 50cm. Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak ku ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve

Edhe në akset Qafë Plloçë-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet, por po punohet me borëpastruese për pastrimin e tyre. Qarkullimi vijon normalisht..
Aksi rrugor “Librazhd-Qafë thanë” është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeve kryhet vetëm me zinxhirë. Ky aks u bllokua për pak orë, ndërsa pas zhbllokimit nuk lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.
Si pasojë e motit të keq raportohet për 37 fidera jashtë pune. Situata më e rënduar me defekte konstatohet në rajonin e Burrelit, Shkodrës dhe Kukësit. Defektet më së shumti janë evidentuar në zonat e thella rurale ku linjat janë ajrore.
Për situatën e krijuar nga moti reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në rrjet tha se Mbi 1500 punonjës janë angazhuar në terren në të gjithë vendin nga ana e OSSH për të mundësuar ndërhyrjen në një kohë sa më të shpejtë për çdo problematikë.
“Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”, thotë kryeministri në statusin e tij.

Ndryshe nga rrugët tokësore, ato në portin e Durrësit dhe të Vlorës situata paraqitet normale. Tragetet kanë mbërritur në kohë dhe në terminalet portuale vijon pa ndërprerje përpunimi i mallrave. Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka vijuar punën normalisht pa vonesa apo anulime. Edhe në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit nuk janë evidentuar problematika.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Kërcënohet me jetë gjyqtarja në Tiranë! Kërkon mbrojtje të posaçme nga KLGJ
Previous article "NËSE I KAM BËRË, ATËHERË JAM DAKORD TË RRI NË..."/ Zbardhet dëshmia e kirurgut në gjyq

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT