Ministri Ulsi Manja ka deklaruar se i takon drejtësisë të bëjë drejtësi në lidhje me “21 janarin”.
Në fjalën e tij për mediat ai u shpreh se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg, është një lehtësim.
“Kam një qëndrim konstant timin për 21 janarin në 2011 edhe sot. Unë kam kërkuar drejtësi për 21 janarin Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Këtë kemi kërkuar dhe këtë presim nga drejtësia. Të zbardhet e vërteta në të gjithë dimensionin si ngjarje. Ndjehemi të lehtësuar për vendimin e Strasburgut, është lehtësim për ne. Tashmë i takon drejtësisë të bëjë drejtësi”, tha Manja.


