• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STËRVITJA USHTARAKE MË E MADHE QË NGA LUFTA E FTOHTË/ NATO “mobilizon” 90 mijë ushtarë
Home
Botë

STËRVITJA USHTARAKE MË E MADHE QË NGA LUFTA E FTOHTË/ NATO “mobilizon” 90 mijë ushtarë

19 January, 2024 s.autor Botë

NATO po fillon stërvitjen e saj më të madhe që nga Lufta e Ftohtë duke treguar se si trupat amerikane mund të përforcojnë aleatët evropianë në vendet në kufi me Rusinë, dhe në krahun lindor të aleancës, nëse një konflikt do të ndizet me një kundërshtar “të afërt”.

Rreth 90.000 trupa do t’i bashkohen stërvitjeve “Steadfast Defender 2024” që do të zgjasin deri në muajin maj, tha të enjten komandanti suprem i Aleancës për Evropën, gjenerali amerikan Chris Cavoli.

Më shumë se 50 anije do të marrin pjesë, gjithashtu më shumë se 80 avionë luftarakë, helikopterë dhe drone dhe të paktën 1.100 automjete luftarake, duke përfshirë 133 tanke dhe 533 automjete luftarake të këmbësorisë, tha NATO.

NATO nuk e përmendi me emër Rusinë në njoftimin e saj. Por dokumenti i saj kryesor strategjik e identifikon Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë e anëtarëve të aleancës.

“Steadfast Defender 2024 do të demonstrojë aftësinë e NATO-s për të vendosur me shpejtësi forcat nga Amerika e Veriut dhe pjesë të tjera të aleancës për të përforcuar mbrojtjen e Evropës”, tha NATO.

Përforcimi do të ndodhë gjatë një “skenari të simuluar të konfliktit me një kundërshtar të afërt”, u tha Cavoli gazetarëve në Bruksel pas një takimi dyditor të shefave të mbrojtjes kombëtare.

Stërvitjet e fundit të një madhësie të ngjashme ishin ato që quheshin Reforger – gjatë Luftës së Ftohtë në vitin 1988 me 125.000 pjesëmarrës – dhe Trident Juncture më 2018 me 50.000 pjesëmarrës, sipas NATO-s.

Trupat që marrin pjesë në stërvitje do të vijnë nga vendet e NATO-s dhe Suedia – e cila shpreson t’i bashkohet aleancës së shpejti.

Aleatët nënshkruan planet rajonale në samitin e tyre në Vilnius në vitit 2023, duke i dhënë fund një epoke të gjatë në të cilën NATO nuk e kishte parë nevojën për plane të mbrojtjes në shkallë të gjerë, pasi vendet perëndimore zhvilluan luftëra më të vogla në Afganistan dhe Irak, dhe mendonin se Rusia nuk ishte më një kërcënim ekzistencial.

Gjatë pjesës së dytë të stërvitjes “Mbrojtësi i qëndrueshëm”, një fokus i veçantë do të jetë në dislokimin e forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s në Poloni në krahun lindor të aleancës.

Vende të tjera kryesore të stërvitjeve do të jenë shtetet baltike, të cilat shihen si më të rrezikuara nga një sulm i mundshëm rus, Gjermania – një qendër për përforcimet e ardhshme – dhe vendet si Norvegjia dhe Rumania. ​/ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BELGJIKË/ Policia zbulon në një bodrum të Antwerp-it pikturat e vjedhura të Picasso-s dhe Changall me vlerë 900 mijë dollarë
Previous article DHIMBJE E GJURIT GJATË NATËS? Si ta trajtoni në shtëpi

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT