• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I DAVOSIT/ Macron: Të kemi një Evropë më sovrane! BE të investojë për inovacionin e AI! Zelensky: Po humbëm luftën…
Home
Nderkombetare

SAMITI I DAVOSIT/ Macron: Të kemi një Evropë më sovrane! BE të investojë për inovacionin e AI! Zelensky: Po humbëm luftën…

18 January, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez Emmanuel Macron nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit nxiti rritjen e investimeve evropiane në teknologjitë e avancuara dhe zinxhirët kritikë të furnizimit, në mënyrë që të ecet me të njëjtin ritëm me Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Kinën. Macron tha se do të donte të shihte një Evropë më sovrane, por sipas tij kjo nuk do të thotë të prishen lidhjet dhe aleancat mes vendeve.

“Kjo do të thotë të mos jesh shumë i varur në disa sektorë të zinxhirëve të vlerave”, tha ai.

Më tej tha se BE duhet të kanalizojë më shumë investime për inovacionin dhe zhvillimin industrial, përfshirë inteligjencën artificiale, kompanitë miqësore me mjedisin etj. Macron bëri thirrje për krijimin e një sindikate të tregjeve të kapitalit, i cili do të reduktonte pengesat burokratike midis shteteve të BE-së, në mënyrë që t’u jepte kompanive më shumë mundësi për të mbledhur para.

“Ne duhet të krijojmë më shumë vende pune dhe të mirë paguara”, tha Macron.

Pjesëmarrësve në samitin e Davosit iu drejtua edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili vuri theksin se lufta për të përballuar agresionin rus po rrezikohet nese do vonojë mbështetja e perëndimit me fonde.

“Do të ketë një krizë të madhe për të gjithë Evropën. Ukraina do të vazhdonte të luftonte, por pa ndihmën financiare, Rusia do të ishte në gjendje të pushtonte Ukrainën. Dhe sapo të kenë pushtuar Ukrainën, do të jetë një luftë midis NATO-s dhe Rusisë. Në rast të një disfate të Ukrainës, Evropa jo vetëm që do të kërcënohej nga flukse të reja refugjatësh, por do të ndaloheshin edhe furnizimet me drithë dhe energji elektrike”

Ukraina ka përballuar luftën dy vite me mbështetjen perëndimore, ndihmë që sipas përllogaritjeve ka arritur në 240 miliardë euro. Por fondet shtesë janë bllokuar në SHBA, mbështetësi më i rëndësishëm, për shkak të një mosmarrëveshjeje politike të brendshme. Po ashtu BE nuk arriti të miratojë fondet e ndihmës për Ukrainën me vlerë 50 miliardë euro gjatë katër viteve të ardhshme për shkak të vetos së Hungarisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLINDOHET KRUJA/ Policia dhe FNSH postblloqe në hyrje të qytetit, kontrolle në automjetet e dyshimta
Previous article DEKLARAT E FORTË/ Romeo: Nuk do martohem asnjëherë, gruan do e kem…

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT