• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË SERBI/ Parlamenti Evropian do të debatojë për parregullsitë zgjedhore, ja kur do të mbahet
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Parlamenti Evropian do të debatojë për parregullsitë zgjedhore, ja kur do të mbahet

15 January, 2024 s.autor Rajon

Parlamenti Evropian (PE) do të debatojë për parregullsitë e raportuara në zgjedhjet kontroverse të 17 dhjetorit në Serbi, gjatë një seance plenare të mërkurën.

Zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore të 17 dhjetorit 2023, të fituara nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u njollosën nga akuzat dhe protestat për mashtrim dhe vjedhje votash.

Parlamenti Evropian votoi në një seancë të hënën për ta futur në rend të ditës diskutimin për parregullsitë e raportuara në zgjedhjet serbe në seancën e radhës pas dy ditëve.

Ky ishte një propozim i përbashkët i socialistëve, demokratëve, liberalëve, të gjelbërve dhe majtistëve. Propozimi u kundërshtua nga Partia Popullore Evropiane (PPE), e cila është e lidhur me partinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, SNS.

Në Serbi janë mbajtur një sërë protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e cila e shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

SNS-ja dhe udhëheqësit shtetërorë i mohojnë këto akuza.

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje autoriteteve në Serbi që t’i hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsi zgjedhore.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të përgatitet dhe të hidhet në votim në PE edhe një rezolutë për zgjedhjet në Serbi.

Vladimir Biliçik, deputet sllovak në Parlamentin Evropian nga radhët e PPE-së, i cili është edhe raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, ka kërkuar që rezoluta të shtyhet deri pas publikimit të raportit final të ODHIR-it.

Propozimin që në seancën e parë plenare të debatohet për zgjedhjet në Serbi e ka bërë në mënyrë gojore deputeti Andreas Shider nga grupi i partisë socialiste.

Ai ka thënë se edhe vetë si anëtar i delegacionit vëzhgues të zgjedhjeve serbe nga Parlamenti Evropian ka qenë dëshmitar i manipulimeve me vota në Serbi, dhe se raportuesit e parregullsive janë sulmuar në mënyrë verbale nga presidenti dhe qeveria serbe./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPET KONTINIERI ME KOKAINË NË PORTIN E HAMBURGUT/ 11 të arrestuar bashkë me kreun shqiptar të grupit
Previous article "TRUPOJAT E MI TË THYEJNË NOFULLËN"/ Meri i kthehet keq Meritonit

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT