• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËSHILLI EKONOMIK KOMBËTAR/ Rama: Dialogu qeveri-sipërmarrje, rruga më efikase për rritjen e bashkëpunimit
Home
Politikë

KËSHILLI EKONOMIK KOMBËTAR/ Rama: Dialogu qeveri-sipërmarrje, rruga më efikase për rritjen e bashkëpunimit

12 January, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët më efikase për të rritur bashkëpunimin e për të ndërmarrë politika në ekonomi dhe biznes.

Kreu i qeverisë u shpreh se Këshilli është një instrument për të adresuar problemet, për të diskutuar për mënyrën e qasjes ndaj sfidave dhe ndërvepruar me sektorin privat dhe institucionet e tjera të pavarura, në mënyrë që procesi i rritjes të shfrytëzojë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë dhe mundësitë ende të pashfrytëzuara që ka vendi.

“Këshilli është një instrument për të adresuar bashkërisht problemet, për të diskutuar për mënyrën si duhet t’i qasemi sfidave dhe për të ndërvepruar me sektorin privat dhe institucionet e tjera të pavarura në mënyrë që procesi i rritjes të jetë proces që të shfrytëzojë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë dhe mundësitë ende të pashfrytëzuara që kemi”, tha Rama.

Ky i fundit ka bërë një panoramë të arritjeve nga qeveria gjatë vitit 2023, ku veçoi turizmin dhe ekonominë si dy sektorët të cilët shënuan një rritje të jashtëzakonshme.

“Kemi arsye për tu ndjerë optimist për të nesërmen dhe arsye të qenësishme për të reflektuar mbi gjërat që duhen bërë më mirë ose që mbeten për tu bërë, në mënyrë që edhe viti ku jemi dhe 2025-a të vazhdojnë të na japin progresin e 2023-shit.

Është diçka që e thonë të gjithë, që vitit 2023 ishte i mirë për ekonominë shqiptare dhe ishte vit i jashtëzakonshëm në mënyrë të veçantë për turizmin në Shqipëri. Duke bërë që të ardhurat nga turizmi të kalojnë shifrën e 3 miliardë eurove, duke bërë që numri i turistëve të jetë më shumë se 3-fishi i popullsisë rezidente në Shqipëri. Duke bërë që e gjithë kjo situatë pozitive e ekonomisë të reflektohet dhe në një rënie të mëtejshme të papunësisë në 10.5%.

2023-shi ishte viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte dhe po ashtu dhe një vit që na dha progres të mëtejshëm në hapjen e ekonomisë sonë në rajon dhe më gjerë, me eksporte të rritura dhe interes të rritur të investitorëve të huaj sidomos në fushën e energjisë dhe turizmit për të investuar në Shqipëri”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJET E PAPRITURA NGA SULMET NË ZEMËR/ Brataj: Duhen ekzaminime të rregullta
Previous article E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re sipërmarrësi Dritan Mezini

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT