• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re sipërmarrësi Dritan Mezini
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re sipërmarrësi Dritan Mezini

12 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dritan Mezini, një sipërmarrës i ri, që më së shumti u njoh me website që krijoi për të hapur për shumë mundësi për profesionistët me duapunë.com, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, njoftojnë miqtë e shokët e tij që kanë mbushur rrjetet sociale me njoftimin tragjik.

Dritan Mezini, një specialist IT dhe drejtor ekzekutiv i DM Consulting Services ndërroi jetë nga një atak i beftë kardiak. Dritani ishte një njeri sportiv, e fillonte ditën në kodrat e liqenit artificial me aktivitet fizik të jashtëzakonshëm dhe është e pabesueshme për të gjithë sesi ka ndodhur kjo vdekje e beftë dhe e papritur, ndërkohë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Dritan Mezini është sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës ‘’duapune.com’’. Një dashamirës dhe promovues i madh i sportit në vendin tonë duke përmendur këtu sportin e atletikës, notit, skive, futbollit dhe triathlonën.

Dha kontributin e tij modest për një shoqëri krijuese, ku sipërmarrja, Inovacioni, dhe biznesi social të përfaqësohej sa më mirë dhe sa më denjësisht nga të rinjtë për të dhënë rezultatet e pritshme.

Me një përvojë të pasur mbi 25 vjet, Z. Dritan Mezini solli ekspertizë të zëshme në fushën e transformimit dixhital, burimeve njerëzore dhe të menaxhimit të projekteve.

Dritan Mezini është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës. Ai gjithashtu mbante dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit (MBA-MIS) nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor Western Illinois University (WIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve (MPM) nga Keller Graduate School of Management Keller Graduate School of Managment, në DeVry University DeVry University of Chicago, IL, SHBA.

Dritani ishte një anëtar aktiv i disa shoqatave profesionale dhe të biznesit. Ai mbante pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Shqipërisë (AITA), President i Shoqatës Rajonale Balkan Deti i Zi dhe Baltik (3B-ICT) të shoqatave të TIK, ishte alumni i programit të shkëmbimit  Fulbright Netëork – the unofficialFulbright dhe ILVP, anëtar bordi i Shoqatës të Konsulentëve, anëtar Bordi i Protik Innovation Center Protik, Kryetar Bordi i Shkollës së Mesme Profesionale “Gjergj Canco”, antar i Komitetit Sektorial te TIK, si dhe trajner pranë Mjeshtëro Biznesin “Mjeshtëro Biznesin” të Vasil Naçit, Agna Leadership Academy Akademisë së Lidershipit AGNA, dhe Global Entrepreneurship Academy (GEA).

Prej disa kohësh ai ushtronte dhe jepte kontributin e tij ne zhvilimin e sportit si këshilltar pranë Presidentit te Komitetit Olimpik Shqiptar Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH). Gjithashtu, ai ishte përfaqesues i Ëorld Summit Aëards, si Ekpert Kombetar i ËËSA(ËSA Global).

Dritan Mezini ishte aktiv dhe në mjedisin e startup, inovacionit, diaspores, sipermarrjes në Shqipëri, rajon dhe me gjerë, si pjesëmarrës në juri, si mentor dhe trajner.

Dritani do ti mungojë më së pari familjes së tij, bashkëshortes dhe fëmijëve që me ikjen e tij të parakohshme u la një boshllëk të madh. Por edhe miqve dhe shokëve të tij, që në këto 25 -26 vite të punës së tij profesionale ishin të shumtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËSHILLI EKONOMIK KOMBËTAR/ Rama: Dialogu qeveri-sipërmarrje, rruga më efikase për rritjen e bashkëpunimit
Previous article KONTROLLE TË SHTUARA NË VLORË/ Policia kap dy persona me armë pa leje

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve Aktualitet

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim... Aktualitet

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT