• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RESHJE DËBORE DHE TEMPERATURA TË ULËTA/ Pesë viktima nga stuhitë në SHBA
Home
Jetë

RESHJE DËBORE DHE TEMPERATURA TË ULËTA/ Pesë viktima nga stuhitë në SHBA

10 January, 2024 s.autor Jetë

Disa shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për më shumë reshje të borës dhe temperatura më të ulëta, përderisa në lindje të vendit miliona persona u evakuuan dhe pesë persona vdiqën si pasojë e stuhive dimërore.

Stuhia e fundit pritet të mbërthejë mbarë vendin gjatë kësaj jave, duke sjell erëra nga Arktiku në rajonet veriore dhe duke bërë që parashikuesit e motit të paralajmërojnë për mot të ftohtë nga Kalifornia e deri në Mejn.

“Një stuhi e fuqishme e Arktikut zbret në jug nga Kanadaja dhe paralajmëron ardhjen e temperaturave më të ftohta deri më tani në këtë sezon në veri, që do të zbresin në zero”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Ky paralajmërim vjen pasi disa stuhi të fuqishme shkaktuan tornado në jug, vërshime të rrezikshme në lindje dhe erëra të fuqishme në pjesë të tjera të SHBA-së, duke shkaktuar pengesa në fluturime dhe duke detyruar disa guvernatorë që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në shtetet e tyre.

Mbi 400.000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike të mërkurën, përfshirë 140.000 në Nju Jork.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se do të ketë reshje të mëdha të borës dhe erëra deri në 96 kilometra në orë në verilindje të shtetit.

Shkencëtarët kanë thënë se njerëzimi po vazhdon ta ngrohë planetin duke djegur lëndë fosile dhe temperaturat në botë do të bëhen gjithnjë e më shumë të paparashikueshme./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAPËN ME DISA KILOGRAMË KOKAINË DHE PAUND/ Dënohen dy trafikantët shqiptarë të drogës në Britani (PAMJET)
Previous article E KRYER/ Bonucci vendos për të ardhmen, mbrojtësi gati për aventurën e re

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT