• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“BABAI I SKENËS DHE FILMIT”/ Robert Ndrenika feston 82-vjetorin
Home
Kulturë

“BABAI I SKENËS DHE FILMIT”/ Robert Ndrenika feston 82-vjetorin

10 January, 2024 s.autor Kulturë

konë e teatrit dhe kinematografisë, që ka ditur të skalisë një larmishmëri karakteresh, aktori Robert Ndrenika feston sot 82-vjetorin e lindjes. Miq e dashamirës i kanë bërë urimet gjatë ditës së sotme, që nisi me muralin dedikim të Poem Poshkës, vajzës së aktorit Xheladin Poshka.

“Krenare me Ty kumbari im!”, i shkruan Poem, vajza e aktorit nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa nuk kanë munguar urimet nga regjisorja Elma Doresi.

“Edhe 100 vite Babai i skenës dhe i filmit. Të uroj shëndet dhe jetë të gjatë”, shkruan Doresi.

Regjisori dhe autori i shumë veprash të suksesshme Pëllumb Kulla, veçon kontributin skenik të artistit si dhe miqësinë me të.

“Gëzuar, o artist i papërsëritshëm, o aktor i ëmbël, idhull i artdashësve të hapësirave shqiptare. Eshtë një ditë e veçantë sot, për ne të dy. Kjo dita e dhjetë e janarit na ka sjellë në drite që të dyve! Por mua më solli dy vjet më parë se ty. Ti u vonove dhe unë nuk të prisja dot më! Por ai janari yt na i paskesh prurjet më të mira, me cilësira më të larta. Do të kisha bërë mirë të të prisja. Mbase dhe unë do te isha bërë më i mire dhe më i talentuar. Si ty. Fati është fat. Megjithatë, faleminderit fatit që në universitet na bëri bashkë shok klase dhe kaluam katër vite te paharruara. Jetë të gjatë e të lumtur, Robert Ndrenika, me shendet e gaz në buzë! Qoftë e pavdekshme miqësia jonë dhe ajo e fëmijëve tanë. GËZUAR!”, shkruan Kulla.

Ndërsa aktori Arben Derhemin që ka ndarë sheshin e xhirimeve me Ndrenikën, dhe po ashtu ruajnë raport miqsor i uron “Shekullofsh djalë”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ U gjet pa shenja jete brenda banesës së tij, 60-vjeçari dyshohet se…
Previous article TARGAT E VJEDHURA/ Dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, arrestohet 25-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT