• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULON DETAJE NGA MBLEDHJA E QEVERISË/ Rama: Brenda vitit hapet aksi Thumanë-Kashar
Home
Politikë

ZBULON DETAJE NGA MBLEDHJA E QEVERISË/ Rama: Brenda vitit hapet aksi Thumanë-Kashar

10 January, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp ku dha detaje se çfarë ndodhi. Ai theksoi se këtë herë mbledhja tradicionale maratonë e shumicës qeverisëse ka patur 3 sesione ku në fokus ka qenë parlamenti, institucionet qendrore dhe në fund një mbledhje e ngushtë e kabinetit qeveritar.

“Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisë, me veprimtarinë politike, parlamentare, qeveritare dhe pastaj duke trajtuar çdo aspekt dhe duke hyrë në çdo sektor madje edhe nënsektor”, u shpreh Rama.

Para se të kalonte tek pyetjet e gazetarëve, kryeministri Edi Rama u ndal në disa prej çështjeve më të rëndësishme që u diskutuan dhe që kanë të bëjnë me ato infrastrukturore. Ai theksoi se brenda këtij viti do të hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar për të cilin tha se është nevralgjik si pjesë e Korridorit Blu.

Dëshiroj të them se në diskutim për veprat e mëdha të infrastrukturës rrugore, portuale dhe aeroportuale kemi diskutuar dhe kemi një pamje shumë të qartë të ecurisë së punës me Korridorin Blu. Faktikisht brenda këtij viti do hapim për qarkullim aksin shumë të rëndësishëm nevralgjik të Thumanë-Kasharit ku thuajse 17% e punimeve janë duke u realizuar. Kemi qartësi për ecurinë e aksit e procesit për të filluar punën me aksin Milot-Thumanë, pjesë tjetër shumë nevralgjike. Besojmë që do të procedojmë përpara sezonit me nënshkrimin e kontratave për aksin Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj që praktikisht përfundon gjithë boshtin e Korridorit, ndërkohë që po punohet për fazën e parë të procesit të segmentit Milot-Muriqan, po punohet për projektin. Nga ana tjetër kemi adresuar nevojën për financim të bajpasit të madh të Elbasanit, në kushtet kur Korridori VIII ecën me shumë shpejtësi falë gjeologjisë dhe terrenit të favorshëm deri sot që flasim”, u shpreh Rama.

Për kryeministrin duke parë edhe mënyrën si ka ecur puna do të përfundojë segmenti i parë hekurudhor Tiranë-Durrës.

“Jemi në kalendar për të përfunduar me segmentin e parë hekurudhor Tiranë-Durrës, sipas gjasave brenda vitit dhe kemi diskutuar financimin e 4 kilometrave që duhen për të lidhur 10 stacione të tjera nga Kashari deri në qendër të Tiranës. Jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do lidhim kontratën për të filluar punën për Vorë-Hani i Hotit. Kemi fituar nga fondet europiane financimin për rrugën Durrës-Rrogozhinë, kemi përgatitur aplikimin tjetër për të shkuar më poshtë Rrogozhinë-Pogradec, që të kompletojmë Korridorin VIII me vijën hekurudhore”, tha ai.

Sa i përket projektit strategjik hekurudhor Durrës-Prishtinë, ai theksoi se ka një dakordësi nga të dyja qeveritë që vija hekurudhore të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe të përfundojë në Prishtinë.

“Ka një dakordësi në parim nga të dyja strukturat përkatëse të dy qeverive për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra, për sa kohë, po të kemi Vorë-Hani i Hotit, nga Shkodra në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM BABA, BËRA ATË QË DUHEJ"/ Dëshmia e 50-vjeçarit pasi vrau kunatin: Vajza më kërkonte para, e kuptova që…
Previous article NDRYSHIMET NË PORTIN E RI NË DURRËS/ Rama: Do ketë financim të brendshëm

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT