• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA E UJIT TË BEKUAR/ Ceremoni në të gjithë vendin, të rinjtë zhyten të kapin kryqin
Home
Sociale

DITA E UJIT TË BEKUAR/ Ceremoni në të gjithë vendin, të rinjtë zhyten të kapin kryqin

6 January, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Në mbarë vendin, besimtarët ortodoksë kanë kremtuar sot ditën e Ujit të Bekuar, një ritual i lashtë që përcjell mesazhe për mbarësi dhe prosperitet. Kjo ditë simbolizon larjen e mëkateve dhe nisjen e një jete të re plot besim dhe përkushtim ndaj perëndisë dhe zotit Jezu Krisht. Kronika në vazhdim na njeh me ritualin e hedhjes së kryqit në ujë në disa nga qytetet e vendit.

Në Korçë kremtimi i festës ka nisur prej mëngjesit me celebrimin e meshës hyjnore drejtuar nga Imzot Johani për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Ndërsa në qytetin e Pogradecit, Thanas Vako 18 vjec, arriti të kapë i pari Kryqin në Urën e qytetit. Ku i pranishëm ishte dhe hirësia e tij, Mitripoliti Johan Pelushi.
Dhe më pas qytetarët iu drejtuan shatërvanit te lulishtja ”Vangjush Mio”, ku është zhvilluar gjithnjë ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë.

Kryqin e kapi për herë te dytë i riu nga Korca, Ronaldo Kovaçi.

Në qytetin e Beratit 6 janari përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë. Në lumin Osum janë hedhur 11 të rinj, ndërsa kryqi u kap nga  15-vjeçari Kostandin Boçi.

Dita e ujit të bekuar është kremtuar edhe 6 Janar në Vlorë nëpërmjet ceremonisë tradicionale të hedhjes së kryqit në det e cila u drejtua nga at.Kostandin Prifti. Kryqi u kap nga Albert Bollano.

Besimtarët ortodoksë në Fier  e kanë festuar ditën e ujit të bekuar në shatërvanin e sheshit Europa. Ka qenë 30-vjeçari Dhimitër Kapaj ai që e ka nxjerrë kryqin nga uji, për t’ia dhuruar më pas Mitropolitit At Nikolla, i cili nga ana e tij i ka bekuar besimtarët.

Ceremonia e ujit të bekuar në Elbasan u drejtua nga metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni, i cili përcolli edhe mesazhin e tij në këtë ditë të bekuar. Vangjel Bilbili 13 vjeç nga Elbasani ishte ai që kapi kryqin në ujë, duke personifikuar edhe një vit të mbarë dhe plot fat për të.

Edhe në Lezhë, dhjetëra besimtare katolikë ju bashkuan ritualit fetar ne katedralen e “Shën Nikollit”, ku u bë dhe bekimi i ujit, ndërsa meshtari bekoi familjet.

Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të zotit të tyre Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANIFIKOI VRASJEN E HASMIT/ Kep Arapi organizoi grupin e armatosur, zbulohet arsyeja pse nuk u krye atentati në komisariat
Previous article NDODH EDHE KJO NË BBVK: Bledi Mane puth Albyn pas eliminimit

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3 Aktualitet

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT