• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ E qëlloi me plumb në kokë dhe e groposi në parcelën e kanabisit. Arrestohet vrasësi i Kejsi Hysës
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ E qëlloi me plumb në kokë dhe e groposi në parcelën e kanabisit. Arrestohet vrasësi i Kejsi Hysës

6 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

I shumëkërkuari Agron Tufa, i akuzuar për vrasjen me plumb në kokë dhe varrosjen pranë parcelës me kanabis të 34-vjeçarit Kejsi Hysa, është arrestuar në Bari të Italisë.
Hysa ka qenë në kërkim që pas ngjarjes të ndodhur më 5 korrik në fshatin Shelqet, teksa dyshohej se fshihej në Greqi. Ndërkohë, për ngjarjen është dënuar me 20 vite burg, autori i dytë, Hysni Rama, i cili u vetëdorëzua në Polici pak ditë pas krimit dhe pranoi akuzat.
Krimi i tmerrshëm tronditi zonën në korrik të vitit 2018, ku Hysa u qëllua me një plumb të vetëm pushke në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas u gropos pranë parcelës me kanabis.

Për ngjarjen e rëndë ishte bërë shkak humbja e një sasie prej 50 kg kanabis. Viktima, Kejsi Hysa, që njihej edhe me disa emra të tjerë (Elion Hysa dhe Piku Hysa) ku më i spikaturi është “Piku Fajdexhiu”, kërkohej nga Policia e Sarandës për vrasjen e Edmond Theodhorit, ndërsa jetonte në Krujë ku jepte para me fajde dhe kultivonte lëndë narkotike kanabis sativa.
Madje, në këtë zonë administronte i pa shqetësuar edhe një lokal i quajtur bar “Nikla”, ku ishte njohur edhe me Hysni Ramën. Ky i fundit, e ndihmonte për të ruajtur lëndën narkotike kundrejt pagesave nga 100 deri në 200 euro. Por, pati një moment kur krisja midis dy miqve ishte e pa kthim dhe shkak ishte 50 kg kanabis e humbur.

Hysni Rama ka pretenduar se droga ishte vjedhur, ndërsa në këmbim, Hysa ka kërkuar 15 mijë euro. Për këtë arsye, ata kanë lënë takim për t’u sqaruar, ku sipas prokurorisë, janë përfshirë në debate të ashpra për shkak se i kishte sjellë vetëm 1 milion lekë të vjetra.
Në përleshje, Hysa i ka vënë pistoletën në kokë dhe e ka çuar deri tek parcela, por aty, vjen Agron Tufa dhe e qëllon në kokë. Aty bien dakord për ta groposur viktimën dhe më pas shkojnë për të luajtur bilardo, duke lënë makinën e Hysës në vendngjarje. Më vonë, në banesën e Ramës ndajnë eurot e vjedhura të “Piku Fajdexhiut”.
Pas vrasjes, vëllai i të ndjerit, kanë detyruar Hysni Ramën të hipte në makinën e tyre dhe të tregonte të vërtetën. Në këtë moment, Agron Tufa telefon Policinë dhe Rama është liruar. Më pas u zbardh e gjithë ngjarja prapa së cilës qëndrojnë pazaret e drogës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUAJA U VETËVRA ME FOTOKSINË/ Policia arreston burrin: Tentoi ta vriste me…
Previous article PANIK NË AJËR/ Pasagjerët momente tmerri, avionit i shkëputet dritarja gjatë fluturimit, bën ulje emergjente

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT