• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGRESIONI RUS/ Ekspertët: Beteja në Ukrainë mund të duket si luftërat e së ardhmes
Home
Botë

AGRESIONI RUS/ Ekspertët: Beteja në Ukrainë mund të duket si luftërat e së ardhmes

5 January, 2024 s.autor Botë

Ukraina dhe Rusia po i përdorin dronët në fushat e betejës në Ukrainë. Sipas ekspertëve ushtarakë amerikanë, ushtritë me dronë të vegjël mund të jenë një tipar rutinë i luftës moderne. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Maia Kay, zhvillimi global i sistemeve autonome të armëve vdekjeprurëse i ka rritur shqetësimet.

Në muajin gusht, Pentagoni njoftoi planet për ndërtimin e një sistemi të ri dronësh të quajtur “Replicator” për të konkurruar më mirë me Kinën. Zyrtarët thonë se programi për dislokimin e një numri të madh dronësh të vegjël, do ta ndryshojë balancën në fushën sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Dronët e vegjël në thelb nënkuptojnë përdorimin e armatimeve të telekomanduara me saktësi të lartë. Kushdo në botë mund të ndërtojë me disa mijëra dollarë armë jashtëzakonisht të fuqishme dhe të sakta, tek të cilat më parë kishin qasje vetëm vendet e fuqishme. Dronët do të vazhdojnë të jenë në fushën e betejës”.

Koloneli amerikan Mark Jacobsen, njëkohësisht profesor për studimet strategjike dhe të sigurisë në Kolegjin e Luftës Ajrore, thotë për Zërin e Amerikës se lufta në Ukrainë ka shfaqur risinë e pashembullt të përdorimit të dronëve ajrorë.

Ai thotë se ukrainasit përdorin 5 deri në 10 mijë dronë në muaj dhe trajnojnë mesatarisht 10 mijë operatorë dronësh në vit.

Disa nga dronët, që përdoren në fushat e betejës në Ukrainë, kanë aftësi autonome dhe janë të pajisur me municione të aktivizuara nga inteligjenca artificiale, e cila mund të identifikojë, gjurmojë dhe godasë objektivat në mënyrë të pavarur.

Koloneli Jacobsen thotë se autonomia ngre disa s hqetësime etike në lidhje me marrjen e vendimeve nga makineritë.

“Për shkak të mjedisit kompleks të betejës elektronike është shumë e vështirë mbajtja e komunikimeve. Ka një shtytje gjithnjë e më të madhe për dronët autonomë që mund të marrin vendime. Kjo çon tek shqetësimet për etikën”.

James Rogers, drejtori ekzekutiv i Institutit Brooks për Politikat Teknologjike në Universitetin Cornell, thotë se dronët tashmë po i marrin vendimet.

“…..pas identifikimit të objektivit në bazë të algoritmit të përcaktuar mirë, këto sisteme armësh mund të marrin vendimin nëse dikush jeton apo vdes, pa një qenie njerëzore në marrjen e këtij vendimi. Kështu që është e rëndësishme të planifikojmë për të ardhmen, por është gjithashtu jetike që ta kuptojmë se e ardhmja është tani”.

​Pentagoni thotë se pavarësisht aftësive të dronëve, ushtria amerikane zbaton praktikat që i quan “nivele të përshtatshme të gjykimit njerëzor” përpara se të përdoret çdo forcë. Por thotë se pala kundërshtare nuk e zbaton një praktikë të tillë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Asistentja shqiptare i vjedh 290 mijë euro biznesmenes greke: Ja si i grabiti paratë në mes të ditës
Previous article GRUAJA VETËVRAU VETEN PAS BULLIZIMIT NË "TIK-TOK"/ Reagon Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT