Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Venecia, ku një burrë hodhi vajzën e tij nga ballkoni i banesës dhe më pas tentoi vetëvrasje.
Ngjarja ndodhi në Cinto Caomaggiore. Mediat italiane raportojnë se autori ishte ndarë nga gruaja.
Mësohet se vajza 5-vjeçare mbeti u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Trevisos me kod të kuq për shkak të traumës në kokë, ndërkohë që babai i saj nuk u lëndua.
Zhurmat e shkaktuara nga rënia e babait dhe vajzës kanë zgjuar nga gjumi fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë urgjencën.Në vendngjarje, përveç personelit shëndetësor dhe policisë, kanë qenë të pranishëm edhe zjarrfikëset për të hapur derën e shtëpisë, pasi fillimisht është menduar se brenda shtëpisë ka qenë edhe dikush tjetër. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.


