• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqiptarët gati të “shkundin” Maqedoninë me protesta
Home
Rajon

Shqiptarët gati të “shkundin” Maqedoninë me protesta

31 October, 2017 k.autor Rajon

Opozita shqiptare në Maqedoni po bëhet gati për protesta të mëdha. Paralajmërimet e para kanë ardhur nga përfaqësues të Lëvizjes Besa, parti e cila në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale garoi bashkë me Aleancën Shqiptare, në kuadër të koalicionit Aleanca me Besë. Zyrtari i Lëvizjes Besa, Emad Mehmeti, ka aluduar se protestat mund të jenë përgjigje ndaj parregullsive dhe “vjedhjeve zgjedhore” në zgjedhjet lokale. “Nuk mundet dikush tjetër që me vjedhje e manipulime, aq më pak shteti e pushteti me deformim të zgjedhjeve, e as policia e mafia, të përcaktojnë fatin për komunat tona, prandaj është koha për…”, ka shkruar Mehmeti në facebook, duke mos përmendur fjalën protestë, por duke aluduar qartë me publikimin e fotografive nga protesta e madhe e 9 majit të vitit 2016.

Nga Aleanca për Shqiptarët nuk ka ndonjë paralajmërim më direkt për protesta, mirëpo edhe nga kjo parti janë shprehur që në ditën e par se zgjedhjet ishin përplot parregullsi. Edhe nga Lëvizja Besa edhe nga Aleanca për Shqiptarët, akuzat për parregullsi i kanë adresuar drejt LSDM-së dhe BDI-së, dy partive më të mëdha qeveritare. Ndërkohë edhe shumë analistë shqiptarë vlerësojnë se protestat mund të jenë përgjigje e vetme ndaj qeverisë, në rast se nuk respektohet vullneti i shqiptarëve që në këto zgjedhje ishte bindshëm në favor të opozitës, por që nuk u efektuua për shkak të mbështetjes që BDI mori nga votues maqedonas.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Befasohet Juventusi, Sporting kalon në avantazh ( VIDEO)
Previous article NASA gjen 20 planete të rinjë ku mund të jetojmë

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT