• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA PËRFUNDON MANDATIN SI ANËTARE E KËSHILLIT TË SIGURIMIT/ Hasani: U rrit profili i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Home
Politikë

SHQIPËRIA PËRFUNDON MANDATIN SI ANËTARE E KËSHILLIT TË SIGURIMIT/ Hasani: U rrit profili i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

31 December, 2023 s.autor Politikë

Shqipëria ka përfunduar mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz dhe se ka arritur të jetë një zë i fortë dhe i besueshëm në Këshillin e Sigurimit, duke rritur profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Fjala e plotë:

 Ndërsa Shqipëria përfundon mandatin e saj të parë dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, dëshiroj të ndaj, me një krenari të veçantë, këtë mesazh nga kjo Dhomë, ku gjatë dy viteve të fundit, vendi ynë ka punuar së bashku me anëtarë të tjerë dhe ka luajtur një rol aktiv në ndjekjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

E udhëhequr nga parimet dhe vlerat e saj, Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz, i cili është vlerësuar nga të gjithë, përfshirë miqtë dhe aleatët, si dhe nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare.

 

 

Ne bëmë pjesën tonë duke marrë përsipër më shumë përgjegjësi, edhe nëse kjo do të thoshte t’u dilnim përballë vendeve të mëdha dhe lojtarëve globalë.

Për Ukrainën, si bashkëpenëmbajtës me Shtetet e Bashkuara, ne mbrojtëm fort e me vendosmëri kauzën ukrainase,  sepse ajo ishte e drejtë, sepse ajo përfaqëson gjithçka të rëndësishme për ne.

Gjatë këtyre dy viteve, ne ngritëm me vendosmëri avancimin e agjendës së grave për paqe dhe siguri; respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar, të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien,

ndryshimet klimatike, sigurinë kibernetike, agjendën rinia paqja dhe siguria, si dhe përmirësimin e metodave të punës së Këshillit të Sigurimit.

Mbi të gjitha, ne arritëm të sjellim një zë të fortë dhe të besueshëm në Këshillin e Sigurimit, duke rritur profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke çimentuar partneritetet tona strategjike dhe duke forcuar pozicionin tonë si një aktor i besueshëm dhe aktiv në rajon, e një aleat dhe partner i besueshëm për Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj përzemërsisht ekipin tim të përkushtuar në Nju Jork të udhëhequr nga Ambasadori Ferit Hoxha dhe të gjithë shërbimin e jashtëm shqiptar.

Ndaj me çdo shqiptar kudo ku ndodhen, nderin e pamasë që kemi përfunduar  me sukses një nga detyrat më impenjuese në politikën e jashtme, mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit në kohëra kaq sfiduese për mbarë globin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTET PËR TIRANËN NË 2024/ Veliaj: Tre linja ekspres autobusi, rikualifikojmë 50 lagje dhe sheshi fundor te Bulevardi i Ri
Previous article PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Kanosën me armë e plagosën fqinjin, 3 të arrestuar në Kukës (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë Politikë

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT