• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kërcënimi i kryetarit/ Bashkia e Belshit i përgjigjet Berishës: Shpifës! E tregove fytyrën
Home
Breaking News

Kërcënimi i kryetarit/ Bashkia e Belshit i përgjigjet Berishës: Shpifës! E tregove fytyrën

31 October, 2017 Redaktor2 Breaking News

Bashkia e Belshit ka reaguar menjëherë për kanosjen me armë zjarri të kryetarit Arif Tafani për 300 mijë euro. Bashkia nuk la pa i kthyer përgjigje as ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e konsideruar plotësisht të rremë denoncimin e qytetarit dixhital sipas të cilit kryebashkiaku socialist kërkon të bëjë pallat në mes të Belshit.

 

 

Reagimi i Bashkisë

Komuniteti  i bashkisë Belsh ka shprehur indinjatën e thellë dhe e kanë  cilësuar të paprecedentë incidentin  që i ndodhi mesditën e të hënës kryetarit të Bashkisë Belsh z.Arif Tafani i cili u kanos me armë zjarri nga një 31 vjeçar për shkak të detyrës .

Ky komunitet dhe administrata e Bashkisë Belsh kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbatimin e rreptë të ligjit ndaj personit që kanosi me armë zjarri kryebashkiakun Arif Tafani .

Ndërkaq Bashkia Belsh hedh poshtë me neveri dhe përbuzje publikimin e shpifjes së radhës të Sali Berishës i cili i referohet të ashtuquajturit “qytetarit dixhital” sipas të cilit aty ku u prish lokali me vlerë 300.000€ i familjes së 31 vjeçarit që kanosi kryebashkiakun  po ndërtohet pallat pasi ky është një trillim fund e krye me të cilin Berisha i nxjerr bojën vetes dhe “qytetarit dixhital” pasi bregu i liqenit të Belshit falë Rilindjes Urbane është çliruar nga ndërtimet e paligjshme dhe sot aty nuk ka asnjë lloj ndërtimi , por bregu i liqenit është kthyer në një atraksion turistik që po mahnit jo vetëm vëndasit por edhe të huajt.

Kështu që sado të shpifë e intrigojë Berisha ,nuk mund të hedhë dot baltë mbi belshakët dhe punën e shkëlqyer që po bëhet në Belsh .Berisha sado të përpiqet të nxijë e sterrosë nuk mund të marrosë më askënd .Ai me publikimin e rradhës tregoi fytyrën e vërtetë të shpifësit më të ndyrë .Belshi dhe belshakët dijnë më mirë se kushdo se çfarë është bërë si duhet .Belshin dhe belshakët nuk i ndal askush në rrugën e zhvillimit as me shpifje e as me kërcënime për të modernizuar gjithçka ashtu si ata duan. Megjithëse Berisha e ka përbuzur vazhdimisht Belshin , ne e mirëpresim ta vizitojë dhe të relaksohet në Belshin e Rilindur pasi ndoshta    gjen shpëtim e shërim njëherë e përgjithmonë edhe nga sëmundja e ” qytetarit dixhital” që po e shkatërron jo vetëm si politikan por edhe si njeri,” shkruhet në njoftimin për shtyp të Bashkisë së Belshit

Postimi i Sali Berishes

E verteta e kercenimit me 300 mije Euro te narko-kryetarit te Belshit!

Lexoni messazhin e qytetarit dixhita. sb

“Doktor po ju shkruaj nga Belshi. Kryetari i Bashkise Belsh Arif Tafani paska nxjerre lajmin se e kane kercenuar me arme.

Dua te them se personit te akuzuar ky bashke me biznesmenet e vet ne belsh i kane prishur lokalin me vlere 300 mije euro. I kishte letrat e rregullta por Arif Tafani dhe financuesi i PS Sopot Ferhati ia prishen per te bere pallatin e tyre ne mes te Belshit.

Nuk di nese eshte kercenuar me verte apo jo sepse edhe mundet por ngjarja keshtu eshte. Keta kane shkaterru gjith Belshin per te ndertuar pallatet e tyre”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NASA gjen 20 planete të rinjë ku mund të jetojmë
Previous article Salihi i jashtëzakonshëm, i dhuron fitoren Neustadt në minutat e fundit

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT